Politike

Tenderi me uniformat e policisë, nën hetim zyrtarë të tjerë të MB-së, kreu i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave zbë

11 Korrik 2021, 12:39 Nga DOSJA
Tenderi me uniformat e policisë, nën hetim zyrtarë të

TIRANË– Operacioni i SPAK për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit ka vënë në pranga 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Por nuk ka mbaruar me aq! Hetimi është duke u shtrirë edhe në përfshirjen e zyrtarëve të tjerë të kësaj Ministrie.

Dëshmia me e fortë kundër të arrestuarve është ajo e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, i cili mësohetm se është personi i vetëm që ka dalë kundër tenderit, madje as nuk ka pranuar që ta firmosë.

Sipas hetimeve, procedurat për këtë tender me vlerë afro 28 milionë dollarë, kanë nisur që në vitin 2019. Fillimisht është anuluar dhe më pas, është hapur sërish si garë! Për t’ju përshtatur fituesëve, ka patur ndryshime të specifikimeve teknike, të pjesëmarrësve, derisa në korrik të viti të shkuar e gjithë gara u mbyll. Fituese doli kompania “D&E”, me administrator Ismail Kadiun. Nga i gjithë procesi, e gjithë procedura është në shkelje, më pas është bashkimi i 3 objekteve në një të vetëm.

Në këtë pikë është ndërhyrë për t’i ardhur për shtat kompanisë fituese. Ndërkohë për tenderin e dhënë në kohën kur ai ka qenë ministër i Brendshëm ka folur edhe Sandër Lleshaj. Ky i fundit ka përshëndetur punën e SPAK duke theksuar se si ministër nuk ka pasur asnjë ndikim në tender, madje ka kërkuar që të hetohet. 

Nëntë zyrtarët e arrestuar pritet të dalin të hënën përpara gjykatës për masën e sigurisë. Të gjithë akuzohen për “Shkelje të barazisë në tendera”. Sipas Prokurorisë se Posaçme, të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues dhe pritet që të kërkojnë në GJKKO “arrest me burg”.

Një ditë më parë me kërkesë të prokurorit të SPAK, Dritan Premçi, gjyqtarja e GJKKO, Danila Shirka lëshoi 9 urdhër-arreste, ku pas arrestimit të ish drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari, u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj.

Ndërkohë është lënë në ‘arrest shtëpie’ Anisa Bogdani, e cila ishte anëtare e njësisë së prokurimit. Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të 11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ministria e brendshme spak ne ministri tenderi i uniformave te policise ministria e brendshme spak ne ministri tenderi i uniformave te policise

Sondazh

Poll

Politike 11 Korrik 2021, 06:52

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video të turistëve në ‘Facebook’.Në video shihen turistët që kanë vizituar Tiranën dhe japin mendimet në lidhje ...