Meta dekoron grupin polifonik dhe artistët e Sarandës në përvjetorin e përfshirjes në UNESCO: E përjetshme qoftë isopoli
SARANDË -Presidenti Ilir Meta, ka dekoruar grupin polifonik dhe artistë të shquar të trevës së Sarandës, në një ceremoni të zhviluar sot në Kalanë e Lëkurës, me rastin e përfshirjes në UNESCO të isopolifonisë shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë të njerëzimit”
Kreu i shtetit vlerësoi dhe kontributin e artistik të këngëtarit Sinan Ahmeti, talentin e krijuesit të shquar të polifonisë Xheladin Beqirit, cilësitë e rralla interpretuese të Katerina Kules, si dhe trashëgiminë e vyer të korifenjve Kiço Kapedani dhe Petrit Metushi, të cilët e kanë ngritur në piedestal isopolifoninë dhe kulturën mikpritëse sarandiote, duke e trashëguar këtë vlerë dhe pasuri shpirtërore dhe të papërsëritshme kombëtare brez pas brezi.
Postimi i Metës:
“E ku tjetër më bukur se në Kalanë e Lëkurësit, në djepin e lirisë dhe të polifonisë, në këtë kështjellë të pamposhtur të ndërtuar mbi atdhedashurinë, midis valëve të detit dhe maleve, do të mund ta festonim për trevën e Sarandës, përvjetorin e përfshirjes nga UNESCO të isopolifonisë shqiptare, në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë së njerëzimit”. E filluam përkujtimin e këtij përvjetori historik në Bylisin Antik të Mallakastrës, për të vazhduar në Pilurin e princit të këngës, të paharruarit Lefter Çipa, më tej në Vlorën e Flamurit Kombëtar duke mbërritur në Sarandë, ku pata kënaqësinë të nderoj kontributin e veçantë dhe të spikatur të Ansamblit “Zëri i Bilbilit”, për ruajtjen, promovimin dhe lartësimin e këngës polifonike, kostumeve popullore dhe traditave tona më të mira kulturore. Vlerësova gjithashtu edhe kontributin artistik të këngëtarit të spikatur Sinan Ahmeti, talentin e krijuesit të shquar të polifonisë Xheladin Beqirit, cilësitë e rralla interpretuese të Katerina Kules, si dhe trashëgiminë e vyer të korifenjve Kiço Kapedani dhe Petrit Metushi, të cilët e kanë ngritur në piedestal isopolifoninë dhe kulturën mikpritëse sarandiote, duke e trashëguar këtë vlerë dhe pasuri shpirtërore dhe të papërsëritshme kombëtare brez pas brezi. E përjetshme qoftë isopolifonia shqiptare dhe të nderuar qofshin ndër shekuj të gjithë ata që i dhanë asaj zërin dhe shpirtin fisnik shqiptar.”
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Samiti Botëror për Iranin e Lirë, sesioni zhvillohet ‘online’, pjesëmarrëse edhe Shqipëria. Majko: Të marrë vendin q
IRAN- Ditën e sotme është zhvilluar seanca e parë e Samitit tre ditor për Iranin e Lirë e cila është zhvilluar online me pjesëmarrjen e shtetasve iraninaë nga e...
Ngjela tifoz i Anglisë: Pres të fitojë! Vendoset nga pika e penalltisë ose fitojnë pastër “Tre Luanët”
TIRANË- I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, avokati Spartak Ngjela, foli për Reformën në Drejtësi, por bëri dhe një koment mbi finalen e “Euro 2020”...
“Lleshaj është hequr pa arsye”, Spartak Ngjela komenton arrestimet në ministrinë e Brendshme: SPAK ka nisur nga e majta
TIRANË- I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, avokati i njohur Spartak Ngjela komentoi arrestimet e bujshme të ditëve të fun...
‘SHBA ka konfirmuar se ka dhe të tjerë’/ Shpallja ‘non grata’ e Berishës, Ngjela: Me ligj nuk hyn në Kuvend,
TIRANË– Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, në “News 24”, ka cekur disa tematika, duke nisur nga Reforma në Drejtësi, ...
Kriza mjedisore në Durrës dhe Kavajë/ PD: Strategji mafioze e Ramës për të çuar mbetjet në Sharrë me kosto të papërba
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me krizën mjedisore në Durrës dhe Kavajë të shkaktuar nga djegia e mbeturinave.Ferdinant Xhaferri ka dalë n...
Operacioni i SPAK në Ministrinë e Brendshme, PD: Goditja e aferës nuk është e plotë nëse drejtësia nuk troket te Rama, L
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pas aksionit të SPAK në Ministrinë e Brendshme për tenderin e uniformave e policisë ku u arrestuan disa zyrtarë.Në nj...
Caktohet data, PD mbledh Kryesinë më 15 korrik! Zbardhet rendi i ditës së mbledhjes
TIRANË– Partia Demokratike do të mbledhë të enjten e 15 korrikut Kryesinë, e cila ishte planifikuar që të zhvillohej këtë fundjavë.Sekretari i Përgjithshëm...
Ish-ministri Ditmir Bushati merr detyrën e vëzhguesit afatshkurtër të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare në Moldavi!
TIRANË– Ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, i është besuar detyra e koordinatorit special dhe udhëheqësit të misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së...
Operacioni i SPAK në MPB/ Yuri Kim: Abuzimi me prokurimet publike është njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët, për
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri ka përshëndetur operacionet e fundit të SPAK, (Prokuroria e Posaçmee), në Lushnje dhe në ministrinë e Bren...