Politike

“SPAK-u të veprojë urgjentisht!”/ PD: Katastrofë mjedisore në Kavajë! Qeveria po bën lojë me shëndetin e qytetarëve

11 Korrik 2021, 12:25 Nga DOSJA
“SPAK-u të veprojë urgjentisht!”/ PD: Katastrofë

KAVAJË– Në një deklaratë për mediat nga Golemi, përfaqësuesi i PD Andi Lila denoncoi krizën mjedisore në Kavajë, duke deklaruar se qeveria po bën lojë me shëndetin e qytetarëve, me qëllim përfitimin e mafias. Lila i bën thirrje SPAK-ut që të veprojë përpara se pasojat të jenë të parikuperushme për ambientin dhe shëndetin e qytetarëve.

DEKLARATA

Situata e mbetejeve në Kavajë është kthyer në një bombë mjedisore që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Pamjet që shohim, që shoqërojnë përditshmërinë e qytetarëve dhe turistëve, nuk janë vetëm prdukt i paaftësisë së pushteti vendor dhe i qeverisë. Fakteqësisht, ajo që qytetarët e Kavajës dhe Durrësit po përjetojnë është një skemë kriminale që po ndërtohet duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve me qëllim pasurimin e klientëve të Edi Ramës. Për të çuar para te mafia e inceneratorëve, plehrat po lihen me qëllim jashtë kontrollit, për të nxitur një krizë dhe pastaj për të ofruar një zgjedhje nga ata që e prodhuan këtë krizë. Pra duke kërcënuar shëndetin e qytetarëve, po i detyrojnë të pranojnë një zgjedhje shumë më të shternjtë për menaxhimin e plehrave. Kjo lojë me shëndetin e qytetarëve, vetëm për përfitimet e mafies së inceneratorëve, është e papranueshme dhe kriminale. Ne i kërkojmë SPAK-ut të veprojë urgjentisht, përpara se pasojat për ambientin dhe shëndetin e njerëzve të jenë të parikuperushme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike partia demokratike partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 11 Korrik 2021, 06:52

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video të turistëve në ‘Facebook’.Në video shihen turistët që kanë vizituar Tiranën dhe japin mendimet në lidhje ...