Bota

Shpëtoi nga “ferri”! Denoncimi rrëqethës i 18-vjeçares në Greqi: Oficeri i policisë më mbante peng në shtëpi, babai

11 Korrik 2021, 17:04 Nga DOSJA
Shpëtoi nga “ferri”! Denoncimi rrëqethës i

GREQI- Një 18-vjeçare ka akuzuar në autoritetet e Athinës se një oficer policie e ka mbajtur peng në banesën e tij, ndërsa gjithashtu ka akuzuar edhe të atin se ka abuzuar me të seksualisht për vite me radhë. Mediat e huaja shkruajnë se rasti i vajzës po hetohet nga policia dhe janë arrestuar të dy personat e akuzuar.

Sipas 18-vjeçares, oficeri i policisë, me të cilin ajo kishte një marrëdhënie romantike, e mbajti atë të burgosur në shtëpinë e tij, e abuzoi dhe e prostituonte në këmbim të parave.

Vajza arriti të shpëtonte dje nga “ferri” duke shkuar drejt e në Komisariatin më të afërt. Aty ajo tregoi se dhe i ati e kishte përdhunuar që nga mosha 11-vjeçare. 

Prokurori ngriti akuzat kundër oficerit 39-vjeçar, i cili u shkarkua nga radhët e Policisë së shtetit dhe babait të 18-vjeçares. Të dy i kanë mohuar akuzat e ngritura nga 18- vjeçarja, ndaj dhe është urdhëruar një ekzaminim.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 18-vjecarja greke u abuzua nga babai i saj 18-vjecarja u ekstradua nga polici athine 18-vjecarja greke u abuzua nga babai i saj 18-vjecarja u ekstradua nga polici athine

Sondazh

Poll