Bota

Rasti i parë i dokumentuar/ Infektohet me dy variante të ndryshme të Covid-19 njëkohësisht, vdes 90-vjeçarja në Belgjikë

11 Korrik 2021, 15:46 Nga DOSJA
Rasti i parë i dokumentuar/ Infektohet me dy variante të ndryshme

BELGJIKË– Një grua belge 90-vjeçare ka ndëruar jetë ditën e sotme pasi ishte e infektuar njëkohësisht me dy variante të Covid-19, i cili është rasti i parë i dokumetuar më këtë lloj vdekje.

Reuters raporton se e  moshuara u sëmur me variante të Covid-19 Alpha dhe Beta të identifikuar së pari në Britani dhe Afrikën e Jugut dhe mjekët e saj thanë se ajo mund të kishte marrë infeksione nga dy njerëz të ndryshëm. Ajo u trajtua në një spital në Bruksel dhe nuk ishte e vaksinuar kundër koronavirusit.

Rasti, i diskutuar në Kongresin Evropian të këtij viti mbi Mikrobiologjinë Klinike dhe Sëmundjet Infektive (ECCMID), tregon se është e mundur të kapen dy variante COVID-19 njëkohësisht.

Belgjika, si shumica e Bashkimit Evropian, u përball me probleme të shpërndarjes së vaksinave në fillim të vitit 2021 dhe programi i saj i vaksinimit filloi ngadalë, megjithëse BE-ja tani ka dorëzuar vaksina për të mbuluar 70% të popullsisë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alpha belgjike beta variantet e covid alpha belgjike beta variantet e covid

Sondazh

Poll