Bota

‘BE-ja dhe SHBA janë shumë të buta ndaj Kosovës’/ Ambasadori gjerman kundërshton gazetarin serb: Nuk mendoj kështu! Ri

11 Korrik 2021, 15:10 Nga DOSJA
‘BE-ja dhe SHBA janë shumë të buta ndaj

SERBI- Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb ka kundërshtuar gazetarin serb, në lidhje me faktin që BE-ja dhe SHBA-ja po tregohen të buta me Kosovën. Në një intervistë për ‘Kurir’, Schieb ka shprehur se pavarësisht zgjedhjeve në Gjermani nuk do të ketë ndryshime politike me Serbinë.

Thomas Schieb reagoi kundër konstatimit të gazetarit, i cili tha se BE-ja dhe SHBA-të janë shumë të buta ndaj Prishtinës, kur bëhet fjalë për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, duke theksuar se është e rëndësishme që të dyja palët ta respektojnë parimin e marrëveshjes dhe zbatimit.

“Nuk e ndaj atë përshtypje. Ne presim që të dyja palët t’i qasen këtyre negociatave në mënyrë konstruktive dhe ne jemi duke informuar qartë autoritetet, si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë. Sigurisht, është e rëndësishme që të ketë një nivel të caktuar të besimit të ndërsjellë nga të dy palët. Kjo është arsyeja pse është mirë që presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti u takuan personalisht”,– tha Schieb.

Schieb gjithashtu komentoi ‘non-papers’  në lidhje me Ballkanin Perëndimor, duke sqaruar se për Gjermanin nuk ka ndryshime kufijsh pasi do të hapeshin probleme të tjera veç atyre ekzistuese.

“Ndonjëherë diskutimi i drejtuar emocionalisht rreth të ashtuquajturve “non-papers” me origjinë të papërcaktuar është i përshtatshëm për ta larguar vëmendjen nga tema të rëndësishme që e përfaqësojnë një sfidë, dhe kjo është përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe pajtimi me vendet përreth”, -tha ambasadori gjerman.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora non-papers thomas schieb non-papers thomas schieb

Sondazh

Poll