Bota

Helmohen mbi 160 persona në Deçan të Kosovës, dyshohet tek uji i pijshëm, nisin menjëherë hetimet

11 Korrik 2021, 16:38 Nga DOSJA
Helmohen mbi 160 persona në Deçan të Kosovës, dyshohet tek

KOSOVË– Qindra qytetarë të Deçanit në Kosovë kanë shkuar në spital mbrëmjen e djeshme për të kërkuar ndihmë nga stafi mjekësor i “Adem Ukëhaxhaj”. Shkak ka qenë helmimi nga uji i pijshëm.

Drejtori i spitalit në Deçan, Selmon Berisha në një prononcim për mediat ka bërë me dije se vetëm mbrëmë i është dhënë ndihma e parë 164 pacientëve, ndërsa u shpreh se kishte kërkuar që të bëheshin analiza nga rrjeti i ujësjellësit. Sipas tij, fillimisht kishte menduar se shkak për simptomat e pacientëve ishin bërë temperaturat e larta, por më pas u bindën se kishin të dënin me helmim. 

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se Shtabi Emergjent i kësaj komune ka vendosur që të ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra.

Në fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri, do të ndërpritet rrjeti i ujësjellësit deri nesër, kur edhe do të dalin analizat nga instituti për të zbuluar edhe shkakun e infeksionit.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni helmohen qytetaret ne decan kosove selmon berisha helmohen qytetaret ne decan kosove selmon berisha

Sondazh

Poll