Bota

I nxehti ekstrem në Kanada/ Ekspertët paralajmërojnë: Po shkatërrohet jeta detare, midhjet piqen në breg

11 Korrik 2021, 16:22 Nga DOSJA
I nxehti ekstrem në Kanada/ Ekspertët paralajmërojnë: Po

KANADA- Temperaturat e larta kanë sjellë probleme dhe për gjallesat e detit. Sipas ekspertëve, të cilët janë prononcuar për The Guardian, jeta detare po shkatërrohet, duke sjellë ngordhjen e më shumë se 1 miliard kafshëve.

I nxehti rekord i javës së kaluar, bëri që midhjet të piqen në brigjet e paqësorit në Kanada. Shkencëtari Christopher Harley shpjegoi se vdekja masive e butakëve do të ndikojë përkohësisht në cilësinë e ujit, sepse midhjet dhe molusqet ndihmojnë në filtrimin e detit.

Kjo pjesë e brigjeve ka qenë e njohur për ujërat e ftohtë, një mjedis ideal për rritjen e gjallesave të detit, por i nxehti shkaktoi një fatkeqësi ku 1 miliard gjallesa mendohet të kenë ngordhur.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 1 miliarde kafshe te ngordhura christopher harley jeta detare ne kanada 1 miliarde kafshe te ngordhura christopher harley jeta detare ne kanada

Sondazh

Poll