Aktualitet

Do të martohej në Gusht! Vdiq në Itali, fotoja e 19-vjeçares që u nda tragjikisht nga jeta pas shpërthimit në Velipojë

11 Korrik 2021, 11:04 Nga DOSJA
Do të martohej në Gusht! Vdiq në Itali, fotoja e

TIRANË– Vajza në foto është 19-vjeçarja, Daniela Gjoka, e cila u nda tragjikisht nga jeta pas zjarrit që shpërtheu nga një bombol gazi ku ajo po flinte në hotelin e familjes së saj në Velipojë. 19-vjeçarja do martohej në muajin gusht, mirëpo ëndrra e saj nuk u bë dot realitet.

Alketa Gjoka së bashku me fëmijët e saj u dërguan në Itali për kurim më të specializuar, ndërkohë që gjendja për të gjithë ata mbetet kritike, pasi kanë djegie në pothuajse 80% të trupit të tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 korrik, rreth orës 06:30 në Velipojë. Klarisa Gjoka 15 vjeçe, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enriko Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeçe (nëna), të cilët ndodhen të shtruar në QSUT. Pas shpërthimit në hotel është zbuluar një magazinë në pjesën e pasme ku janë gjetur 5 bombola të tjera, fatmirësisht pa shpërthyer. Në magazinë është gjetur edhe një cisternë gazi. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, pasi i gjithë kati i parë i hotelit është shkatërruar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet danjela gjoka shperthimi i bomboles ne hotel danjela gjoka shperthimi i bomboles ne hotel

Sondazh

Poll