Sport

Tamponë fals për të hyrë në Maracana, tifozët çmenden për të parë Brazil-Argjentinë, nxjerrin jashtë loje Conmebol

10 Korrik 2021, 20:39 Nga DOSJA
Tamponë fals për të hyrë në Maracana, tifozët

BRAZIL-Tamponë fals vetëm për të qënë në stadium në super-sfidën Argjentinë-Brazil.Disa orë para fillimit të finales së Kupës së Amerikës, Conmebol, organi drejtues i futbollit që organizon turneun, raporton se ka marrë konfirmime se janë bërë teste të shumta false për të vërtetuar negativitetin ndaj Covid -19 dhe për të hyrë në stadiumin Maracana: “Kontrollet e hyrjes do të jenë jashtëzakonisht të rrepta – siguron federata kontinentale në një postim -. Këta njerëz nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në stadium”.

Pasi i gjithë turneu u zhvillua me dyer të mbyllura, ditët e fundit prefektura e Rio de Janeiro kishte dhënë dritën jeshile për të hapur stadiumin e kariokës deri në 10% të kapacitetit, me kusht që tifozët të paraqisnin një test PCR negative të kryer jo më shumë se 48 orë para ndeshjes.

“CONMEBOL raporton se një numër i konsiderueshëm i testeve false janë zbuluar.Këta njerëz nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në stadium. CONMEBOL siguron që kontrollet për hyrjen do të jetë jashtëzakonisht rigoroz, si dhe zbatimi i protokolleve shëndetësore dhe masave parandaluese. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të paraqesin testin laboratorik me rezultate negative për të hyrë. Asnjë përjashtim nuk do të bëhet. CONMEBOL po analizon mundësinë e rritjes së kontrolleve nëse është e nevojshme “.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentine brazil kupa e amerikës argjentine brazil kupa e amerikës

Sondazh

Poll

Sport 10 Korrik 2021, 15:27

ANGLI-Shpresat e anglezëve për të fituar Euro 2020 janë varur te Harry Kane, lideri, kapiteni dhe goleadori i kombëtares ishullore. 27-vjeçari ka një det...