Sport

Tre vjet në Torino, tifozët kujtojnë mbërritjen e Ronaldos dhe luten: Qëndro me ne!

10 Korrik 2021, 20:18 Nga DOSJA
Tre vjet në Torino, tifozët kujtojnë mbërritjen e Ronaldos

ITALI-Ndërsa pret të vendosë se cila do të jetë e ardhmja e tij, Cristiano Ronaldo relaksohet buzë detit me Georginën, fëmijët e tij dhe disa miq. Kampioni portugez, pas eliminimit të Portugalisë nga Euro 2020, qëndroi i heshtur dhe së shpejti duhet të zbulojë të ardhmen e tij.

Ronaldo midis së kaluarës dhe së ardhmes: kujtesa dhe ftesa e tifozëve

Juventusi dhe tifozët po presin të dëgjojnë për vendimin e Ronaldos.Ndërkohë, mbështetësit kanë vendosur të festojnë përvjetorin e mbërritjes së CR7 te Juventus, duke postuar mesazhe dhe foto në rrjetet sociale: “Më 10 korrik 2018, presidenti ynë i madh fluturoi në Greqi dhe na solli lojtarin më të fortë në botë.

Kanë kaluar 3 vjet tashmë, si ikën koha “- këto janë vetëm disa nga komentet. Ka edhe nga ata që shfrytëzuan përvjetorin për të ftuar Ronaldon për të qëndruar: “Mos na braktis, le të vazhdojmë së bashku”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus ronaldo juventus ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 10 Korrik 2021, 15:27

ANGLI-Shpresat e anglezëve për të fituar Euro 2020 janë varur te Harry Kane, lideri, kapiteni dhe goleadori i kombëtares ishullore. 27-vjeçari ka një det...

Sport 10 Korrik 2021, 15:12

SPANJË– Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, deklaroi disa ditë më parë se Barcelona nuk do të jetë në gjendje të rinovojë kontratën e Messit, pa bë...