Politike

Caktohet data, PD mbledh Kryesinë më 15 korrik! Zbardhet rendi i ditës së mbledhjes

10 Korrik 2021, 11:46 Nga DOSJA
Caktohet data, PD mbledh Kryesinë më 15 korrik! Zbardhet rendi i

TIRANË– Partia Demokratike do të mbledhë të enjten e 15 korrikut Kryesinë, e cila ishte planifikuar që të zhvillohej këtë fundjavë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u ka dërguar mesazh anëtarëve demokratë, ku i ka njohur këta të fundit me rendin e ditës. Mësohet se janë katër pika që do të shqyrtohen, ku përfshihen, analiza e zgjedhjeve dhe ndryshimi në Statutin e partisë.

Në rend për tu diskutuar janë edhe miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar si dhe njoftimi nga Kryetari i Partisë i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

Mesazhi i plotë:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e enjte, datë 15.07.2021, ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë rend dite:

Të mërkurën, datë 14.07.2021, orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, për të shprehur mendimin e tij për propozimet që do të vijnë deri të martën, datë 13.07.2021, nga anëtar të Komisionit, anëtar të Kryesisë, Kryetari i Partisë, anëtar të Këshillit Kombëtar, apo strukturat lokale të Partisë.

Duke ju uruar punë të mbarë, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mbledhja e kryesise se pd partia demokratike mbledhja e kryesise se pd partia demokratike

Sondazh

Poll