Aktualitet

Ishin kthyer nga Greqia/ Mjeti me 4 anëtarë të një familjeje del nga rruga në Fier, plagoset kryefamiljari! Shpëtojnë pa

11 Korrik 2021, 05:56 Nga DOSJA
Ishin kthyer nga Greqia/ Mjeti me 4 anëtarë të një familjeje

FIER– Mjeti tip ‘Honday’ doli nga rruga mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Telepenë duke lënë një person të plagosur. Mjeti, i cili ishte në pronësi të familjes që vinte nga Greqia, doli nga rruga duke përfunduar në kanal, e më pas u shkatërrua i gjithi.

46-vjeçari Maksi Habeja i cili drejtonte automjetin tip “Honday” është lënduar. Shoferi mbeti i bllokuar fillimisht në automjet, mirëpo më pas u bë e mundur nxjerrja e tij.

Nga aksidenti, kanë marrë lëndime të vogla bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë fakti që drejtuesi i mjetit ka qenë i përgjumur në timon. Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat që po transportojnë të plagosurit për në spital.

Fatkeqësisht, aksidentet po bëhen të përditshme në vend. Dita e djeshme shënoi një viktimë dhe 9 të plagosur nga rrëzimi i autobusit në greminën në Gramsh. Shkak u tha se ishte shoferi, pasi i ra të fikët. Këtij të fundit, iu komunikua dhe urdhër arresti në ambientet e spitalit, aty ku po merr mjekimin e duhur.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier maksi habeja aksident ne fier maksi habeja

Sondazh

Poll