Bota

Greqia nuk gjen qetësi, rreth 30 tërmete janë shënuar në 24 orët e fundit në zonën e Tebës

11 Korrik 2021, 07:19 Nga DOSJA
Greqia nuk gjen qetësi, rreth 30 tërmete janë shënuar

GREQI- Vendi fqinj nuk ka gjetur qetësi nga tërmetet gjatë 24 orëve të fundit, pasi është goditur nga 30 të tilla në zonën e Tebës.

Sipas Protothemës, mëngjesin e sotëm rreth orës 3 u ndjenë disa lëkundje të forta rreth 4,3 ballë me një thellvsi prej 2km në veri-perëndim të Tebës. Në total, 30 tërmete të vegjël kanë ndodhur në zonë që nga e shtuna në mëngjes, dy prej të cilave ishin pas lëkundjeve.

Profesor Efthymios Lekkas, Presidenti i Organizatës Greke për Planifikimin dhe Mbrojtjen e Tërmeteve (OASP), deklaroi se “nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar pasi ky fenomen vjen nga përçarjet e zonës.

Deri më tani, sizmologët nuk kanë qenë në gjendje të vlerësojnë nëse këto janë para-tërmete në pritje të një ngjarjeje më të madhe dhe theksojnë se në këtë fazë është një tufë tërmetesh të vogla. Megjithatë, ajo për të cilën bien dakord është se është një fenomen i pazakontë të regjistrosh tërmete të vegjël brenda një periudhe të shkurtër kohe.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni efthymios lekkas termet ne greqi efthymios lekkas termet ne greqi

Sondazh

Poll