Bota

‘Më mbante me zor’/ Denoncoi policin për pengmarrje dhe abuzim, arrestohet dhe babai i 18-vjeçares greke, zbulohet ARSYEJ

11 Korrik 2021, 05:43 Nga DOSJA
‘Më mbante me zor’/ Denoncoi policin për pengmarrje dhe

GREQI– Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Iliupoli të Greqisë, ku një 18-vjeçare ka denoncuar në polici se është abuzuar nga një efektiv policie.

Sipas mediave greke, vajza kërkoi ndihmë nga qytetarët duke thënë se ajo u arratis nga vendi ku e mbante me zor polici, në zonën e Iliupoli. Policia u njoftua dhe çështja u mor nga Shërbimi i Punëve të Brendshme, ndërsa efektivi i policisë aktualisht po merret në pyetje.

Bashkë me oficerin e policisë dhe babai i vajzës u arrestua gjithashtu pasi nga hetimi paraprak u bë e ditur nga mosha 11 deri në 17-vjeç ai po abuzonte seksualisht me të.
E reja u detyrua të linte shtëpinë për t’i shpëtuar makthit që po jetonte, mirëpo u gjet nga ish oficeri i policisë i cili po ashtu abuzoi me të.

Policia kontrolloi shtëpinë dhe makinën e ish-oficerit të policisë dhe gjeti: një letërnjoftim zyrtar të tij, për të cilin ai ishte deklaruar i humbur, kartë identiteti policie e një personi tjetër (individ), për të cilin është raportuar humbje, 3 telefona celularë dhe kartë SIM, 3 karta memorie, kamera, disk dhe pajisje portabël për ruajtjen e të dhënave digjitale.

Ndërsa në banesën e babait të vajzës u gjet: një pistoletë ajri me karikuesin e saj, shufër metalike të palosur dhe thikë.

Të dy të arrestuarit do të dërgohen në prokurori me akuza të rënda për trafik njerëzor, kërcënime dhe dhunë në familje.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 18-vjeçarja abuzohet nga polici ne greqi greqi 18-vjeçarja abuzohet nga polici ne greqi greqi

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2021, 19:45

GJERMANI-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Berlin ku qindra gra kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit gjerman gjysëm të zhveshura në shenjë proteste për të ...

Bota 10 Korrik 2021, 19:03

RUSI- Ukraina dhe NATO-ja kanë kryer për dy javë stërvitje të përbashkëta në Detin e Zi me pjesëmarrjen e dhjetëra anijeve luftarake në një demonstrim të lidhje...