Bota

‘U vra nga rojet e tij’/ Ngrihen dyshime se kush qëndron pas atentatit ndaj Presidentit të Haitit, mediat kolumbiane: Ato

11 Korrik 2021, 05:19 Nga DOSJA
‘U vra nga rojet e tij’/ Ngrihen dyshime se kush qëndron pas

HAITI– Të dyshuarit për vrasjen e Presidentit të Haitit, Jovenel Moise, janë rojet e tij.

Politikanët e opozitës dhe raportet e mediave në Haiti dhe Kolumbi tani po hedhin dyshime mbi atë version, pasi pasiguria mbërtheu vendin e Karaibeve dhe rrugët e kryeqytetit mbeten shumë të qeta mes frikës se Haiti po zhvendoset në një fazë të re të trazirave politike dhe shoqërore.

Të premten, Steven Benoit, një politikan i shquar i opozitës dhe ish senator, i tha stacionit të radios lokale ‘Magik9’: “Presidenti u vra nga rojet e tij, jo nga Kolumbianët.”

Një raport në revistën kolumbiane Semana, duke cituar një burim anonim, sugjeronte që ish-ushtarët kolumbianë kishin udhëtuar në Haiti pasi ishin punësuar për të mbrojtur Moïse, i cili kishte marrë kërcënime me vdekje.

Gazeta kolumbiane El Tiempo pretendoi se një burim i kishte thënë asaj se pamjet e sigurisë nga kompleksi presidencial treguan që operativët kolumbianë mbërritën atje në orën 2.30 deri në 2.40 të mëngjesit të mërkurën. “Kjo do të thotë se ata arritën një orë e gjysmë pas krimit kundër presidentit,” u citua burimi.

Presidenti Moise, 53 vjeç, u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në Port-au-Prince ndërsa gruaja e tij u plagos, nga një grup prej 28 personas. Edhe pse pjesa më e madhe e tyre janë arrestuar është ende e paqartë se kush e organizoi sulmin dhe me çfarë motivi.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota vrasja e jovenel moise vritet presidenti i haitit jovenel moïse vrasja e jovenel moise vritet presidenti i haitit jovenel moïse

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2021, 19:45

GJERMANI-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Berlin ku qindra gra kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit gjerman gjysëm të zhveshura në shenjë proteste për të ...

Bota 10 Korrik 2021, 19:03

RUSI- Ukraina dhe NATO-ja kanë kryer për dy javë stërvitje të përbashkëta në Detin e Zi me pjesëmarrjen e dhjetëra anijeve luftarake në një demonstrim të lidhje...