Bota

Tetë të vdekur nga një sulm vetvrasës në Somali, objektiv ishte komisari i policisë së kryeqytetit

11 Korrik 2021, 06:33 Nga DOSJA
Tetë të vdekur nga një sulm vetvrasës në Somali,

SOMALI– Së paku tetë njerëz u vranë në një sulm vetëvrasës në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, thanë autoritetet.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi ekstremist Al-Shabab.

Një zëdhënës i policisë somaleze tha se komisionari i policisë në Mogadishu, Farhan Mohamud Qaroleh, ka qenë shënjestër e sulmit, porse ai ka shpëtuar pa u dëmtuar.

“Një bombardues vetëvrasës, me eksplozivë të rëndë të kurdisur nga grupi terrorist Al-Shabab, ka shënjestruar komisionarin e policisë në Mogadishu”, tha zëdhënësi i policisë, Sadiq Adam Ali.

Al-Shabab, me vite, kryen sulme kundër civilëve dhe forcave qeveritare në Somali, në përpjekje për të vendosur ligje të ashpra islamike.

Grupi është i lidhur me organizatën terroriste të Al Kaidës.

Militantët e tij janë dëbuar nga Mogadishu në vitin 2011, por grupi vazhdon të kontrollojë territore të mëdha në disa pjesë të Somalisë.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota al-shabab farhan mohamud qaroleh sadiq adam ali sulm ne somali al-shabab farhan mohamud qaroleh sadiq adam ali sulm ne somali

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2021, 19:45

GJERMANI-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Berlin ku qindra gra kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit gjerman gjysëm të zhveshura në shenjë proteste për të ...