Bota

10 Korrik 2021, 19:45 Nga DOSJA

GJERMANI-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Berlin ku qindra gra kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit gjerman gjysëm të zhveshura në shenjë proteste për të kërkuar barazi dhe të drejta gjinore.

Daily Mail raporton se protesta nisi në lidhje më rastin e një nëne franceze, e cila u ‘dëbua’ nga autoritetet nga një park i qytetit, pasi po bënte banjo dielli ‘topless’. Në protestë, veç grave kanë marrë pjesë dhe burrat, të cilët në shenjë solidariteti mbanin veshur reçipeta vajzash.

Ndër pankartat që ranë në sy gjatë protestës ishin, “Trupi im, zgjedhja ime”.

Ajo ka kërkuar shpjegime për këtë masë, duke thënë, se burrat lejohen të mos mbajnë asgjë veshur në pjesën e sipërme të trupit të tyre. Mediat e huaja shkruajnë se të jeshtë gjysmë e zhveshur nuk është e ndaluar me ligj në Gjermani, megjithatë pronarë të caktuar pronash, vendosin masat e tyre për ambientin që kanë në administrim. Për më shumë ju ftojmë të shihni fotot e mëposhtme.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota protesta ne berlin protesta topless ne berlin protesta ne berlin protesta topless ne berlin

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2021, 19:03

RUSI- Ukraina dhe NATO-ja kanë kryer për dy javë stërvitje të përbashkëta në Detin e Zi me pjesëmarrjen e dhjetëra anijeve luftarake në një demonstrim të lidhje...