Bota

Paralajmëron G20: Rimëkëmbja globale kërcënohet nga variantet e reja COVID-19

10 Korrik 2021, 19:44 Nga DOSJA
Paralajmëron G20: Rimëkëmbja globale kërcënohet nga

ITALI- Një takimi i G20 u zhvillua në qytetin italian të Venecias. Reuters raporton se ministrat e financave të 20 ekonomive më të mëdha në botë shtruan problemin e përhapjes së varianteve të reja të koronavirusit.

Sipas tyre aksesi i dobët i vaksinave në vendet në zhvillim kërcënojnë rimëkëmbjen ekonomike globale.

“Rimëkëmbja mbetet e ekspozuar ndaj rreziqeve negative, në veçanti përhapjes së varianteve të reja të virusit COVID-19 dhe hapave të ndryshëm të vaksinimit,” – u shprehën ata.

Ndërsa kombet e G20 premtuan të përdorin të gjitha mjetet e politikës për të luftuar COVID-19, mikpritësit italianë të takimit thanë se kishte gjithashtu marrëveshje për të shmangur vendosjen e kufizimeve të reja mbi njerëzit.

“Ne të gjithë jemi dakord se duhet të shmangim futjen përsëri të çdo kufizimi në lëvizjen e qytetarëve dhe mënyrën e jetës së njerëzve,”– tha Ministri Italian i Ekonomisë Daniele Franco.

Komunikata, ndërsa theksonte mbështetjen për “ndarjen e drejtë globale” të vaksinave, nuk propozoi masa konkrete, thjesht pranoi një rekomandim për 50 miliardë dollarë në financimin e vaksinave të reja nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 daniele franco fondi monetar nderkombetar g20 covid-19 daniele franco fondi monetar nderkombetar g20

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2021, 19:03

RUSI- Ukraina dhe NATO-ja kanë kryer për dy javë stërvitje të përbashkëta në Detin e Zi me pjesëmarrjen e dhjetëra anijeve luftarake në një demonstrim të lidhje...