Aktualitet

Po eksploronte zonën e Lekbibajt në Tropojë/ Turisti bullgari lëndohet në këmbë, kërkoi ndihmë nga ambasada, alpinistë

10 Korrik 2021, 19:53 Nga DOSJA
Po eksploronte zonën e Lekbibajt në Tropojë/ Turisti bullgari

TROPOJË– Një turist bullgar është gjetur pas disa orësh nga alipinistët nga Kosova dhe policia e Tropojës. Turisti, ishte duke eksploruar zonën e Lekbibajt, teksa u dëmtua në këmbë nga disa shkëmbinj në bjeshkët e Vranit.

46-vjeçari ka njoftuar në ambasadë dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve të marra. Pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e turistit bullgar, i cili është trasportuar rreth 10 kilometër në krahë, nga shërbimet e Policisë, së bashku me aplinistët, deri në vendin ku është bërë e mundur ulja e helikopterit në Lekbibaj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Tropojës dhe disa alpinistë nga Kosova i vijnë në ndihmë turistit bullgar.Një turist 46-vjeçar nga Bullgaria, duke eksploruar zonën e Lekbibaj, është dëmtuar duke ecur mbi disa shkëmbinj në bjeshkët e Vranit.46-vjeçari ka njoftuar në ambasadë dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve të marra.Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, të cilët janë ndihmuar edhe nga disa aplinistë nga Kosova.Pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e turistit bullgar, i cili është trasportuar rreth 10 kilometër në krahë, nga shërbimet e Policisë, së bashku me aplinistët, deri në vendin ku është bërë e mundur ulja e helikopterit në Lekbibaj.Më pas turisti është transportuar me helikopter në spitalin e Tropojë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Turisti bullgar ka falënderuar Policinë dhe alpinistët kosovarë që i erdhën në ndihmë duke i shpëtuar jetën.Policia e Tropojës gjen rastin të falënderojë edhe njëherë alpinistët nga Kosova, të cilët bashkëpunuan me punonjësit e Policisë, për t’i ardhur në ndihmë turistit nga Bullgaria.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shpetohet turisti ne tropoje shpetohet turisti ne tropoje

Sondazh

Poll