Aktualitet

Starton procesi i dezinsektimit në Tiranë për mushkonjat dhe insektet! Procesi kryhet me teknikat më të fundit të teknolog

10 Korrik 2021, 19:36 Nga DOSJA
Starton procesi i dezinsektimit në Tiranë për mushkonjat dhe

TIRANË -Me çeljen e sezonit veror Drejtoria e “Mirëmbajtjes së Objekteve Publike” , Bashkia Tiranë paralelisht me dezinfektimin për shkak të pandemisë Covid -19 ka startuar edhe proçesin e dezinsektimit në kryeqytet duke prekur qendrën dhe zonat rurale.

Drejtori i Përgjithshëm Erind Bejko për “Dosja.al” thekson se, kjo periudhë është tepër aktive dhe në dispozicion të çdo qytetari , pasi Tirana si metropol me një zhvillim intensiv edhe përgjatë sezonit veror të mos ketë asnjë shqetësim përsa i përket mushkonjave dhe insekteve të ndryshme.

Në bashkëpunim të vazhdueshëm me ISHP janë përcaktuar zonat me prezencë më të lartë të insekteve , kryesisht mushkonjat që janë një burim dhe trasmetim i madh i infeksioneve dhe viruseve të ndryshme.

Ky proçes kryhet gjatë orëve të vona të natës e deri në mëngjes. Preparatet që përdoren janë biocide. Nuk kanë efekte anësore për shëndetin e qytetarëve, kafshëve apo bimësisë dhe janë të liçensuara, çertifikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Bujqësisë. Teknologjia dhe teknika që përdorim është fjala e fundit e teknologjisë. Falë pompave të prodhuara gjatë vitit 2020 vijojmë me teknikën ULV dhe COLD FOGGING ç’ ka krijon siguri.

Përparësi ështe zëri i qytetarëve ku ekipi ynë gjendet menjëherë në vendqendrimin e tyre për t’i dhënë zgjidhje imediate problemit. Shërbimi i dezinsektimit realizohet me shumë kujdes edhe në konvikte, shkolla, çerdhe , kopshte , qendra sociale.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dezinfektimi i qytetit dezinfektimi nga insektet dhe mushkonjat dezinfektimi i qytetit dezinfektimi nga insektet dhe mushkonjat

Sondazh

Poll