Aktualitet

‘Burrë e grua u gjetën në të njëjtin vend’/ Vdekja e 30-vjeçarit në aksidentin e Gramshit, mjeku: I kemi ngjitur në

10 Korrik 2021, 19:26 Nga DOSJA
‘Burrë e grua u gjetën në të njëjtin vend’/

TIRANË– Mjeku Emanuel Rrengo, shefi i urgjencës në Gramsh ka folur për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e sotme, aty ku humbi jetën një djalë 30 vjeçar, Ledion Lami.

Sipas mjekut, të plagosurëve u është dhënë ndihma e parë në vendngjarje, pasi ishte e pamundur që t’’i nxirrje shpejt prej aty. Fillimisht thotë ai, mjekët janë drejtuar për te personi që mbeti i vdekur, 30-vjeçari Ledian Lami. Për ‘Balkanweb’ ai shprehet, se në mendje i ka mbetur një çift, burrë e grua, të cilët ishin të lidhur pranë njëri-tjetrit në gjendje të rëndë shëndetësore. Gruaja sipas tij ishte në gjendje më të rëndë dhe është transportuar me helikopter për në Tiranë.

‘Ishte goxha e vështirë. Kjo ka qenë urgjenca ime e parë më e madhe. Falenderoj stafin për gatishmërinë. Menjëherë sapo kemi marrë lajmin, kemi bërë njoftimet, të gjithë stafit të urgjencës, edhe kanë qenë në gatishmëri të gjithë mjekët. Dua të falnederoj personelin, që me mjete rrethanore u përgjigj të jepte ndihmën e parë. Personeli ka hasur viktimën e parë dhe pas tij, rastet e tjera, 3 apo 4 kanë qenë rëndë, i kanë ngjitur në krahë, sepse ishte zonë e thepisur. Ndihma e parë është dhënë në vend. Rasti i parë që erdhi, erdhi nga një makinë personale. Nga autoambulancat tona është dhënë ndihma në vend. Në ndihmë na kanë ardhur edhe urgjenca nga Cërriku dhe Elbasani. Dy persona u gjetën rëndë, burë dhe grua, u gjetën në të njëjtën vend. Të dy ishin në gjendje të rëndë. Në spital ishte i gjithë stafi, edhe stafi i kirurgjisë. Në spital u dha ndihma mjekësore për rastet, me aq sa kemi mundësi.’

Aksident i rëndë në Gramsh! Autobusi me 35 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në përrua, ndërron jetë 30-vjeçari, 9 pasagjerë nisen me urgjencë në spital. Shoferit i ra të fikët

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në gramsh emanuel rrengo aksident në gramsh emanuel rrengo

Sondazh

Poll