Bota

Fjalimi në gjuhën shqipe i Talat Xhaferit, Zaev i ‘rrituar’: Ka shkelur kushtetutën, pres sqarime nga ai

10 Korrik 2021, 18:48 Nga DOSJA
Fjalimi në gjuhën shqipe i Talat Xhaferit, Zaev i

MAQEDONI E VERIUT-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është shprehur i ‘irrituar’ në lidhje me kryetarin e kuvendit, Talat Xhaferrin, i cili përdori gjuhën shqipe gjatë fjalimit të tij në një nga tre sesionet e Parlamentit Evropian.

Zaev e ka ‘quajtur’ provokim nga deputetët bullgarë përdorimin e gjuhes shqipe nga Xhaferri, të cilët kanë thënë se do bëjnë bashkim të gjuhëve. Kryeministri ka thënë se ai ka vepruar në kundërshtim më kushtetutën dhe ka kërkuar që Kryetari i Kuvendit ta sqarojë këtë gjë.

“Talat Xhaferi në kundërshtim me Kushtetutën ka mbajtur fjalim në Parlamentin Evropian dhe është e saktë të thuhet se ka pasur tre sesione, në dy sesione ka folur në gjuhën maqedonase, në të tretin ka folur në gjuhën shqipe, i provokuar nga disa individë nga Bullgaria fqinje, të cilët kanë thënë se do të bëjnë bashkim të gjuhëve tona, që assesi nuk është e vërtetë. Po, kemi gjuhë të ngjashme, por të  ndryshme dhe të njohura ndërkombëtarisht. Nuk do të kërkoj përgjegjësi, sepse pres pikërisht nga Kryetari i Kuvendit ta sqarojë atë që ka ndodhur atje.”

Xhaferi në një intervistë televizive pjesërisht ka sqaruar pse ka përdorur gjuhën shqipe.

“Përdora të drejtën time natyrore. Pavarësisht se në cilën gjuhë bisedova, unë përfaqësove Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë atje përfaqësoja Kuvendin dhe shtetin”– deklaroi Xhaferi.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni maqedoni e veriut talat xhaferri zoran zaev maqedoni e veriut talat xhaferri zoran zaev

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2021, 16:16

BRITANI- Një nënë vrau burrin e saj duke e përvëluar me ujë të nxehë mbi, ndërsa ai flinte, pasi ajo sapo kishte dëgjuar akuzat se ai kishte abuzuar seksualisht...