Sport

Kupa e Amerikës/ Messi-Neymar nisin “gjuetinë” për trofeun e parë, finalja që premton shkëndija

10 Korrik 2021, 18:17 Nga DOSJA
Kupa e Amerikës/ Messi-Neymar nisin “gjuetinë” për

BRAZIL– Brazili e Argjentina përplasen në Maracana, në atë që është një finale drithëruese e Kupës së Amerikës. Dy rivalë të përjetshëm që kanë bërë historinë e kompeticionit: Brazili do të synojë të fitojë trofeun për herë të 10, ndërsa Argjentina synon kupën e 15 të Amerikës.
Pastaj është sfida klasike: Neymar-Messi, dy miq që janë gjithashtu liderët të ekipeve të tyre përkatëse.

Ka mjaft për të shijuar një finale të Kupës së Amerikës e cila, për dy numrat 10, përfaqëson më shumë se një titull të vetëm kontinental.Po, sepse sado absurde të duket, Messi dhe Neymar nuk kanë fituar ende një titull me ekipin kombëtar, përveç Kupës së Konfederatave për yllin e PSG dhe një medalje të artë olimpike secili.

Messi mbart mallkimin me Argjentinën: 4 finale të humbura (një Kupë Bote dhe tre Kupa Amerike).Përballë janë dy skuadrat që e merituan më shumë finalen. Tite ishte në gjendje të jepte një lojë të ekuilibruar dhe racionale për Seleçao pa hequr dorë nga futbolli sulmues.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentina brazil kupa e amerikës messi neymar argjentina brazil kupa e amerikës messi neymar

Sondazh

Poll

Sport 10 Korrik 2021, 15:27

ANGLI-Shpresat e anglezëve për të fituar Euro 2020 janë varur te Harry Kane, lideri, kapiteni dhe goleadori i kombëtares ishullore. 27-vjeçari ka një det...

Sport 10 Korrik 2021, 15:12

SPANJË– Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, deklaroi disa ditë më parë se Barcelona nuk do të jetë në gjendje të rinovojë kontratën e Messit, pa bë...