Sport

Pa zhurmë, në heshtje, Hysaj bashkohet dhe nis përgatitjet me Lazion

10 Korrik 2021, 14:26 Nga DOSJA

ITALI – Edhe pse ende nuk është prezantimi zyrtar, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, mund të konsiderohet si lojtar i Lazios. Ai gjatë ditës, përmes një letre, i dhanë lamtumirën Napolit, skuadër për të cilën ai luajti gjashtë vjet.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit roman, që publikuar listen e futbollistëve të grumbulluar. Në fazën përgatitore, skuadra e Lazios ka përfshirë në grupin e futbollistëve të saj edhe mbrojtësin Elseid Hysajn, të cilit më 30 qershor ka përfunduar kontrata me skuadrën e Napolit.

Me skuadrën laciale kanë udhëtuar natyrshëm edhe Thomas Strakosha, Vedat Murriqi, Riza Durmishi, si dhe dy talentët shqiptarë të akademisë, mesfushori Florent Shehu dhe portierin 21-vjeçar Marco Alia.

Edhe pse Lazio ende nuk e ka konfirmuar transferimin e Elseid Hysajt në radhët e saj, mësohet se trajneri Mauricio Sarri ka insistuar ta përfshijë ish-mbrojtësin e Napolit në skuadër për përgatitjet para startit të Serie A.

Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, u ka dërguar një mesazh tifozëve të Napolit përmes Instagramit. Ai thotë se gjithmonë ka dhënë gjithçka për fanellën blu, duke sakrifikuar shpesh veten, pavarësisht nga performanca, nuk mungoi kurrë.

“Napoli, pas 6 vitesh erdhi momenti për t’u përshëndetur. Nuk mjafton një shkrim për t’i falënderuar të gjithë, por dua ta nis nga shokët e skuadrës. Më pas klubi, magazinierët, i madhi Tommaso, fizioterapistët dhe të gjithë profesionistët e tjerë. Falënderoj edhe njerëzit që kam njohur gjatë kësaj periudhe, të cilët kanë qenë të gjithë të mrekullueshëm dhe më kanë ndihmuar në rrugëtimin tim.

Një falënderim i veçantë shkon për tifozët dhe qytetin, që e bënë familjen time të ndihet si në shtëpi. Jeni qytet dhe tifozë specialë, iu jepni shumë atyre që veshin fanellën e Napolit. Dua t’u them që ka qenë nder për mua të vishja këtë fanellë. Kam dhënë shpirtin përgjatë 6 viteve radhazi, kam djersitur fanellën dhe jam përpjekur ta nderoj fanellën unike.

Më vjen keq që golin tim nuk e festova në një stadium të mbushur plot. Kjo nuk është një lamtumirë, por thjesht një mirupafshim. Siç thotë edhe shprehja e famshme: kur shkon te Napoli qan dy herë; kur mbërrin aty dhe pasi largohesh. Është plotësisht e vërtetë, kështu që do t’ju mbaj gjithmonë në zemrën time,”- ka shkruar Hysaj në mesazhin përshëndetës për tifozët napoletanë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport elseid hysaj instagramit lojtar i lazios napolit skuadra e lazios elseid hysaj instagramit lojtar i lazios napolit skuadra e lazios

Sondazh

Poll