Sport

10 Korrik 2021, 15:27 Nga DOSJA

ANGLI-Shpresat e anglezëve për të fituar Euro 2020 janë varur te Harry Kane, lideri, kapiteni dhe goleadori i kombëtares ishullore. 27-vjeçari ka një detyrë të vështirë, pasi do të përballet me “ekspertët” e mbrojtjes italiane.

“Chiellini dhe Bonucci janë mbrojtës të shkëlqyeshëm. Ata e lexojnë lojën shumë mirë dhe dinë ku të qëndrojnë. Ata janë dy luftëtarë., Kështu që unë pres një luftë të madhe, por kjo është arsyeja pse unë luaj futboll”.

Kane, duke folur për Uefa.com, shton: “Të luash në ëembley e bën rastin edhe më të veçantë. Do të ketë tifozë që do të na këndojnë, inkurajojnë ndërkohë që energjia do të jetë e pabesueshme. Në 1966, natyrisht, Anglia fitoi Kupën e Botës dhe ishte një rezultat i jashtëzakonshëm për ekipin dhe vendin.

Tani ne kemi mundësinë të shkruajmë një kapitull tjetër të historisë, gjithashtu për prindërit tanë dhe për ata që nuk e kanë parë kurrë Anglinë në finale. Unë e di që vlen për të gjithë vendin. është një moment i veçantë dhe nëse arrijmë të fitojmë do të kujtohemi për pjesën tjetër të jetës sonë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia euro 2020 italia kanë anglia euro 2020 italia kanë

Sondazh

Poll

Sport 10 Korrik 2021, 15:12

SPANJË– Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, deklaroi disa ditë më parë se Barcelona nuk do të jetë në gjendje të rinovojë kontratën e Messit, pa bë...