Sport

Në momentin që nuk duhej! Sulmuesi i Anglisë dëmtohet në gju, nuk do të jetë ndaj Italisë

10 Korrik 2021, 14:19 Nga DOSJA
Në momentin që nuk duhej! Sulmuesi i Anglisë dëmtohet

ANGLI-Phil Foden detyrohet ta humbasë finalen e “Euro 2020” midis Anglisë dhe Italisë, e planifikuar për nesër në mbrëmje, prej orës 21:00 në “ëembley”. Një lajm i keq për trajnerin e ekipit kombëtar të “Tre Luanëve”, Gareth Southgate.

Sipas raporteve nga “Sky Sport”, ylli i Manchester City, pësoi një dëmtim në gju dje dhe nuk do të jetë në dispozicion për aktin e fundit të Kampionatit Europian kundër Italisë. Foden nuk do të marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore, planifikuar nga Southgate për sot në Londër, në prag të finales.

Një humbje e madhe, sepse bëhet fjalë për një nga talentet më të mëdhenj anglezë, të cilin e ka ngritur në qiell edhe Pep Guardiola. Në fakt, në këto ndeshje të “Euro 2020” ai është preferuar më së shumti si zëvendësues, por është një luks i madh ta nisë lojën nga stoli.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia euro 2020 italia phil foden anglia euro 2020 italia phil foden

Sondazh

Poll