Aktualitet

Pas akuzave nga “Hakmarrja për drejtësi”, konfirmohet në detyrë gjyqtari i Krimeve të Rënda

29 Maj 2019, 07:34 Nga DOSJA
Pas akuzave nga “Hakmarrja për drejtësi”, konfirmohet

Tiranë- KPK ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e  Apelit për Krimeve të Rënda, Dhimitër Larën. Vendimi u dha pak minuta më parë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Etleda Çiftja.

Sipas KPK-së Lara ka kaluar me sukses të tria shtyllat e rivlerësimit që janë pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale, duke hedhur në këtë mënyrë poshtë dhe pretendimet e vëllezërve Orik dhe Laert Shyti të cilët ngritën pretendime se ndaj tyre disa vite më parë ishte dhënë një dënim nën “korruptim politik”.

Dhimitër Lara është gjyqtari i cili ka pasur në gjykim çështjen e grupit “Hakmarrja për drejtësi”. Në seancën e KPK-së për këtë çështje ai deklaroi se nëse do kthehej pas, nuk mendonte se do bënte ndonjë ndryshim në gjykim.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhimiter lara konfirmohet në detyrë dhimitër lara dhimiter lara konfirmohet në detyrë dhimitër lara

Sondazh

Poll