Insights

A do të kemi sërisht një finale të vjedhur?

10 Korrik 2021, 17:43 Nga DOSJA
A do të kemi sërisht një finale të vjedhur?

Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Euro 2020, ku në stadiumin mitik Wembly do të marrë fund “beteja” për trofeun më të rëndēsishëm europian të futbollit.

Gjysëm shekulli më parë pikërisht në Wembly u luajt finalja dramatike Angli-Gjermania Perëndimore ku anglezët me një dorë “ndihmë” nga arbitri, ngritën trofeun.

Një goditje e Geoff Hurst në kohën shtesë, ku topi goditi tranversën e më pas vijën fatale te portës, u cilësua si gol i rregullt nga arbitri. Rol kryesor në vlerësimin e golit, pati anësori Azerbaxhanas Tofiq Baramov. Por edhe në këtë finale anlezët e Southgate erdhën me një penallti tepër të dyshimtë.

Megjithëse ky Europian do të mbahet mend për një arbitrim të shkëlqyer, penalltia e fituar nga Sterling ndaj danezve, na la një shije të keqe, sidomos për gjyqtarët e VAR.

Në finalen e 11 Korrikut, do përballen dy nga superfuqitë futbollistike që kanë shkruar historinë e futbollit. Italia katër herë kampione e botës dhe një herë e Europës në kampionatin e largët të 1968-s, përballë shpikësve të futbollit me vetëm një trofe të fituar.

Statistikat flasin për një fitore të lehtë të italianve në 27 përballjet mes tyre: 11 me 8 dhe 8 ndeshje barazim.

Në supet e Sterling, Kane e shokëve të tyre, qëndron një komb i tërë i dashuruar pas futbollit, e i etur për trofe që mungojnë prej 55 vitesh.

Përballë do të kemi dy mbrojtjet më të mira në botë për momentin. Kelini & Bonuçi ose mbrojtja “betonarme” dhe Stones & Magire, ose mbrojtja e pathyeshme e këtij Europiani. Vetëm një gol është shënuar në portën e anglezve, por me një goditje dënimi, ku nuk mund të fajësohet mbrotja.

Nga porta e deri tek sulmi, le të bëjmë një vlerësim mes dy ekipeve finaliste:

Pickford përballë Donnarumma – barazim.
Kelini & co përballë Stones & co – barazim ose një fitore e lehtë e italianëve.

Mesfusha italiane Verratti, Jorginho e Chiesa, apo Rice, Mount e Philips? Peshorja anon nga italianet.

Kane & Sterling, apo Immobile & Insigne? Më mirë duken anglezët.

A do kemi sërisht një finale të vjedhur si të 1966 ku anësori azer Baramov shënoi gol me vendimin e tij? Të shohim. Shpesh FIFA dhe UEFA janë akuzuar për favorizime, sidomos të ekipeve nga vendet organizatore. Para përballjes Angli – Germani në 2010, në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Australi, shtypi britanik numëronte jo vetëm përballjet futbollistike, por edhe betejat e fitura kundër gjermanëve edhe në Luftën e Dytë Botërore. Te njëjtën gjë po bën edhe sot ku përballë do kenë Italinë e Mançinit.

Le të shijojmë finalen.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

opinione opinione ilir gjini ilir gjini

Sondazh

Poll

Insights 7 Korrik 2021, 08:36

Të pabarabartë para ligjit!

Gjithmone ne Shqiperi para ligjit nuk kane qene te gjithe te barabarte! Kjo ishte edhe nje nga arsyet qe u reformua sistemi! Pasi trafikanti denoheje me pak se ...

Insights 6 Korrik 2021, 11:17

 Që padrejtësia të mos marrë para gjithkënd!

( Një mesazh për ambasadoren amerikane në Tiranë , Juri Kim )Mesazhet e forta paralajmëruese të lëshuara kohët e fundit nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri K...

Insights 28 Qershor 2021, 08:48

Rrathët e çmendinës

Tregojne se dikur pas mbarimit të Luftës së Dytë, Shqipëria ishte ftuar të merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Delegacioni shqiptar kryesohej nga Enve...

Insights 26 Qershor 2021, 14:04

Çfarë na mëson fundi i Jugosllavisë

A ia ka vlejtur? Një dekadë me luftëra? Arratisje, dëbime? Jo, do të thoshin shumica e qytetarëve të shtatë shteteve pasardhëse të Jugosllavisë, sikur të pyetej...