Insights

“S’jam shitës kapelesh”! Si u zverdh Rama tek Babaramo për tenderin e Uniformave: Thashetheme, s’kam unë punë (Dje e

10 Korrik 2021, 08:37 Nga DOSJA
“S’jam shitës kapelesh”! Si u zverdh Rama tek Babaramo

TIRANË- Nëse dje dëgjuam një kryeministër të shqetësuar për abuzimet me tenderat në bashkitë që drejtohen prej vartësve të tij, disa javë më parë, qëndrimi i kryeministrit Edi Rama për tenderin e uniformave dhe abuzimet e denoncuara nuk ishte i njëjtë. Dosja.al risjell një nga debatet më të komentuara, që ndodhi 6 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, kur kryeministri ishte i ftuar në studion e gazetarit Ilir Babaramo.

Ndryshe nga sa u shfaq dje, tejet i gatshëm për të denoncuar në SPAK çdo indicie për abuzim, kur u pyet sesi kishte mundësi që zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kishin realizuar një tender ku vetëm një kapele polici kushton 350 euro, Rama e humbi toruan.

Në video mund të shihni tonalitetin e zërit që ngrihet teksa i shpjegon gazetarit se ai nuk shet kapele dhe se nuk ka asnjë punë që e lidh me këtë tender, akuzat për të cilin i quajti “thashetheme dynjaje”. Këto “thashetheme” sot janë provuar si të të vërteta, së paku nga SPAK, që deklaron se 9 zyrtarë i dhanë 280 milionë lekë të reja, një kompanie gërmimi që s’ka lidhje me rrobaqepësinë dhe se uniformat që iu dorëzuan policëve janë jashtë çdo lloj standarti.

DEBATI ME BABARAMON  PËR UNIFORMAT:

 

Edi Rama: Të lutem shumë se unë s’kam ardhur këtu për kapelen e policëve

Ilir Babaramo: Po flasim për fonde publike, për 24 milionë euro

Edi Rama: Do të them mirupafshim të dashur teleshikues, ta bëj unë rolin tënd dhe të largohem

Ilir Babaramo: Ok, vazhdojmë më tej.

Edi Rama: Jo i dashur, s’kemi si vazhdojmë ne më tej, unë jam kryeministër i Shqipërisë, s’jam këtu për muhabet dhe thashetheme.Të lutem shumë, s’kam ardhur tëkomentoj thashethemet e dynjasë, më bëj pyetje të të jap përgjigje.

Ilir Babaramo: Pse s’janë pyetje këto?

Edi Rama: Po ça pyetje është kjo, kapelja e policit kushton kaq, ça lidhje kam unë, ku hyj unë këtu mor zotëri? Unë jam kryeministër i Shqipërisë, të dielën shqiptarët do të votojnë…Di gjë ti se unë bëj kapele policësh, di gjë ti se unë mbaj kapele policësh? Ku hyj unë këtu? Po flet me shitësin e kapelerisë? Apo po flet me prodhuesin e kapeleve? Se kjo që po bëjmë ne falë teje, kjo është skena e një teatri absurd ku bëhet parodi për gazetarin që merr në intervistë kryeministrin.

Ilir Babaramo: Nejse, e tejkalojmë këtë, ka një shembull. Por ju si piktor psh, a ndiheni mirë për logon e operas.

*Rama mbyll gojën dhe s’pranon më të përgjigjet. Përshëndet shikuesit me duar dhe largohet nga studioja.

Lajmi kryesor: Tenderi 2.8 mld lekë i uniformave të Policisë/ SPAK arreston 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, në pranga edhe ish-drejtoresha e Prokurimeve, Çuçi e shkarkoi 8 ditë më parë (EMRAT-AFERA)

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

factcheck factcheck edi rama ilir babaramo spak ne ministri tenderi i uniformave te policise edi rama ilir babaramo spak ne ministri tenderi i uniformave te policise

Sondazh

Poll

Insights 7 Korrik 2021, 08:36

Të pabarabartë para ligjit!

Gjithmone ne Shqiperi para ligjit nuk kane qene te gjithe te barabarte! Kjo ishte edhe nje nga arsyet qe u reformua sistemi! Pasi trafikanti denoheje me pak se ...

Insights 6 Korrik 2021, 11:17

 Që padrejtësia të mos marrë para gjithkënd!

( Një mesazh për ambasadoren amerikane në Tiranë , Juri Kim )Mesazhet e forta paralajmëruese të lëshuara kohët e fundit nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri K...

Insights 28 Qershor 2021, 08:48

Rrathët e çmendinës

Tregojne se dikur pas mbarimit të Luftës së Dytë, Shqipëria ishte ftuar të merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Delegacioni shqiptar kryesohej nga Enve...

Insights 26 Qershor 2021, 14:04

Çfarë na mëson fundi i Jugosllavisë

A ia ka vlejtur? Një dekadë me luftëra? Arratisje, dëbime? Jo, do të thoshin shumica e qytetarëve të shtatë shteteve pasardhëse të Jugosllavisë, sikur të pyetej...