Insights

Rrathët e çmendinës

28 Qershor 2021, 08:48 Nga DOSJA
Rrathët e çmendinës

Tregojne se dikur pas mbarimit të Luftës së Dytë, Shqipëria ishte ftuar të merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Delegacioni shqiptar kryesohej nga Enver Hoxha, të cilin gjatë udhëtimit, thuhet se e zënë ca kriza në Bari të Italisë. Tuk Jakova, i cili ishte i vetmi në delegacion, që dinte italisht, i sugjeron Enverit, të vizitohet te një mjek italian, që ishte dashamirës me shqiptarët.

Pasi mbaron vizitën, mjeku i thote Tuk Jakoves: Më vjen shumë keq për Shqiperine.
-Pse, e pyet Jakova.
-Ky është udhëheqësi i tretë i cmendur i Shqiperise qe kam vizituar. Nuk e di si kane qene ata me pare, por keta tre te fundit rresht qe kam vizituar kane qene te gjithe te cmendur dhe nuk e kuptoj se si populli juaj reziston akoma pa u cmendur i gjithi,- shpjegoj mjeku.
Më parë doktori italian kishte vizituar Sulejman Delvinën dhe Ahmet Zogun.

Me pas, fati u tregua edhe me i keq me shqiptaret dhe i hodhi sa nga nje i cmendur tek tjetri. Tani me sa duket profecia e doktorit italian eshte realizuar. Shqiperia eshte kthyer ne nje cmendine te madhe.

Disa te cmendur te vrasin rruges me makine. Te tjere te vrasin ne plazh, ne lokal, ne supermarket, tek parkingu, ne pune, kudo. Keta jane rrethi i pare i te cmendurve.

Me pas vjen rrethi i dyte. Keta jane te cmendur publike me stof intelektual, te cilet analizojne cmendurine e ketyre te rrethit te pare. Keta thone se cmenduri si keto ndodhin kudo ne bote. Fjala vjen, kur digjen shezllonet ne Dhermi, keta i hyjne analizes se thelle dhe gjejne se edhe ne Saint Tropez apo ne Sardenje u rrezua nje turist nga shezlloni, por nuk e dhane fare tek lajmet. Kur kercet lufta ne plazh, keta prape i hyjne analizes se thelle dhe gjejne se ne nje qytetet te Anglise ose Gjermanise shpertheu nje kapsolle. As kete nuk e dhane te lajmet.

Keta te cmendurit e rrethit te dyte u sherbejne atyre qe qendrojne ne majen e piramides se cmendines. Domethene qeveritareve. Here kundrejt shperblimit, here duke u veteofruar dhe here si investim karriere ne prespektive.

Tani, keta te majes se piramides jane te cmendurit me te rrezikshem. Keta ndajne plazhet, japin tapi per detin, vjedhin te ardhmen e femijeve te tyre, bejne ligje per te cmendur gjithe te tjeret. Dmth keta jane arkitektet e gjithe kesaj cmendine te madhe. Dhe jane aq shume te kenaqur me vepren e tyre saqe vazhdojne te cmenden gjithmone e me shume.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog klodian tomorri masakra e velipojes klodian tomorri masakra e velipojes

Sondazh

Poll

Insights 26 Qershor 2021, 14:04

Çfarë na mëson fundi i Jugosllavisë

A ia ka vlejtur? Një dekadë me luftëra? Arratisje, dëbime? Jo, do të thoshin shumica e qytetarëve të shtatë shteteve pasardhëse të Jugosllavisë, sikur të pyetej...

Insights 24 Qershor 2021, 07:45

Gjyqtarë të frikësuar ose të paaftë!

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese paskan vendosur për t’i kërkuar mendim Komisionit të Venecias për dekretimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Që të kuptohemi...

Insights 20 Qershor 2021, 15:12

Media si indikator i racizmit

Vrasja e 20 vjeçares Coroline Croche nga burri i saj pilot Babais Anagnostopulos para nje muaji ne Athine, nxorri edhe nje here ne skene, çeshtjen e racizmit ...

Insights 19 Qershor 2021, 14:51

Paçi fatin e Luigjit XIV dhe Maria Antonetës!

Dje Maria Antoneta e Shqipërisë ishte për një orë e gjysmë duke rrëfyer se si kishte studiuar, se sa shumë i donte fëmijët, si kishte refuzuar kuzhinierët e sht...