Insights

‘Letra’ e kamarierit që iu mor jeta në masakrën e Velipojës: Ndjej një goditje në kraharor, gjak, këmbët më dridhen

27 Qershor 2021, 13:55 Nga DOSJA
‘Letra’ e kamarierit që iu mor jeta në masakrën e

VELIPOJË– Një natë para fundit. Nesër do të filloj punë. Rroga nuk është e keqe, plus që ai shoku im që punoi vjet atje, më tha se dalin edhe bakshishe dhe fundi i muajit është i mirë. 3 muaj nuk janë pak. Lekët që do marr nuk do i mbaj të gjitha për vete. Do jap edhe diçka në shtëpi dhe pjesën tjetër do e mbaj për vete.  Do blej një kompjuter të ri se ai që kam është i vjetër. Kam një shok që mund të ma gjejë me çmim të mirë. Do qeras dhe shokët me rrogën e parë.

Ja fillova. Nuk është aq e vështirë. Është pak vapë dhe nga dreka lodhja ndihet më shumë se porositë nuk kanë të sosur dhe janë të gjithë të uritur. Secili e do pjatën i pari. Klientët në përgjithësi janë të sjellshëm. Ka dhe ca të bezdisur, por unë përpiqem të jem i duruar. Nuk më besohet që erdhi fundi i ditës së parë. Nuk i ndiej këmbët. Mezi pres të rregullojmë tavolinat e të iki në shtëpi.

Llogarinë e mbylla dhe dola në rregull. Me bakshishe nuk dola keq si për ditë të parë. Tani të rregulloj dhe tavolinat dhe të iki. Është vonë. Po shkon ora dymbëdhjetë. Ç’është kjo zhurmë?! Kush po zihet?! Krisma, armë dhe një goditje në kraharor. Vë dorën mbi zemër. E kam të ngrohtë dhe të lagësht. Shoh dorën që prek zemrën. Është e lyer me gjak. Post Scriptum- Këmbët më dridhen dhe bie në tokë. Tek dritat e restorantit më shfaqen sytë e nënës dhe dëgjoj zërin e saj kur më përcolli në mëngjes- Të priftë e mbara bir!

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog elona caslli masakra ne velipoje elona caslli masakra ne velipoje

Sondazh

Poll

Insights 26 Qershor 2021, 14:04

Çfarë na mëson fundi i Jugosllavisë

A ia ka vlejtur? Një dekadë me luftëra? Arratisje, dëbime? Jo, do të thoshin shumica e qytetarëve të shtatë shteteve pasardhëse të Jugosllavisë, sikur të pyetej...

Insights 24 Qershor 2021, 07:45

Gjyqtarë të frikësuar ose të paaftë!

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese paskan vendosur për t’i kërkuar mendim Komisionit të Venecias për dekretimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Që të kuptohemi...

Insights 20 Qershor 2021, 15:12

Media si indikator i racizmit

Vrasja e 20 vjeçares Coroline Croche nga burri i saj pilot Babais Anagnostopulos para nje muaji ne Athine, nxorri edhe nje here ne skene, çeshtjen e racizmit ...

Insights 19 Qershor 2021, 14:51

Paçi fatin e Luigjit XIV dhe Maria Antonetës!

Dje Maria Antoneta e Shqipërisë ishte për një orë e gjysmë duke rrëfyer se si kishte studiuar, se sa shumë i donte fëmijët, si kishte refuzuar kuzhinierët e sht...