Insights

Tenderi i “mallkuar”/ Historiku problematik i uniformave të Policisë, miliona euro të harxhuara, por në 8 vite socialist

10 Korrik 2021, 09:39 Nga DOSJA
Tenderi i “mallkuar”/ Historiku problematik i uniformave të

TIRANE- Tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit ka çuar në pranga deri nmë tani 9 zyrtarë të lartë, ndërkohë që hetimi vazhdon dhe për një sërë emrash të tjerë, përfshirë edhe ish-ministrin Sandër Lleshaj. Por prej 8 vitesh që prej momentit kur socialistët morën pushtetin në vitin 2013, tenderi për uniformat e policisë, është shpallur ka ecur deri në një fazë dhe më pas është anuluar. Edhe më herët, në kohën e qeverisë Berisha, prokuroria hetoi një tjetër tender, sërish për uniformat e Policisë në vitet 2010-2011, por pa rezultat.  Ndërkohë që nga një vëzhgim i Dosja.al, nga shtatori 2013 deri në korrik 2019, qeveria Rama ka hapur në total 29 tendera për uniformat, 9 prej të cilëve janë anuluar.

Tenderi i parë më 2014, 550 mijë euro

Një tender për uniformat e Policisë u zhvillua në vitin 2014, me 3 faza me vlerë 550 mijë euro. Tenderi u arrit dhe Policia mori uniformat e premtuara. Në maj të po atij viti, Ministria zgjati kontratën me të njëjtën kompani, pa garë, me negociim paraprak në vlerën e 1.6 milionë eurove. 

Tenderi i dytë, dhjetor 2015 me 960 mijë euro

Ministria e Brendshme nisi një tjetër tender në dhjetor të 2015-ës me vlerë 960 mijë euro. Tenderi u fitua nga kompania “Marsi-Al”, por ministri Saimir Tahiri, 3 muaj më pas, në shkurt të 2016, anuloi kontratën pasi kompania nuk kishte zbatuar detyrimin. Asokohe, Tahiri prezantoi uniformat e reja, dhuratë nga Turqia. 

Shkurt 2017, tender me vlerë 9.5 mln euro

Në shkurt të vitit 2017, Ministria e Brendshme hapi një tender me vlerë 9.5 milionë euro,, me afat për 3 vite për uniformat e policisë. Në shtator, tenderi u anulua nga Fatmir Xhafaj.

Gusht 2018, 7.5 milionë euro tender

Në gusht të vitit 2018, ministri Fatmir Xhafaj hapi një tender për uniformat me një buxhet prej 7.5 milionë euro. Edhe ky tender u anulua, ndërsa nga ana e ministrisë nuk pati asnjë sqarim për shkaqet pse u mbyll tenderi. 

Tenderi ‘gjigant’ i 2019-ës, 23 milionë euro, shkelje, përjashtime dhe abuzim

Anulimi i vit-pas viti i tenderave të zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, solli tenderin e fundit, për të cilin sot janë pas hekurave 9 zyrtarë. Vlera e tenderit ishte 3 herë më e madhe se ajo e vendosur nga Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj. Plot 23 milionë euro, për 4 vite për uniforma verore dhe dimërore.  Në garë mori pjesë edhe kompania Marsi Al Shpk. Denoncimi që i ishte bërë nga Policia në vitin 2016, e përjashtoi kompaninë nga gara, dhe tenderi gjigant iu dha bashkimit të operatorëvee shqiptar-italian dhe turk D&E shpk+ Summer Conf srl + Loverst s.r.l + YAKUPOGLU TEKSTIL.

Edhe pse tenderi ishte shënuar me flamur të kuq nga Open Data, si një procedurë që krijon risk për shkak të klientelizmit dhe se ka skualifikim të operatorëve konkurrues, përveç fituesit, zyrtarët shtetërorë i shkuan deri në fund, duke dhënë 280 miliardë lekë për uniforma policie që sipas SPAK, nuk janë në cilësinë dhe standartet për të cilat janë paguar. 

Lajmi kryesor: Tenderi 2.8 mld lekë i uniformave të Policisë/ SPAK arreston 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, në pranga edhe ish-drejtoresha e Prokurimeve, Çuçi e shkarkoi 8 ditë më parë (EMRAT-AFERA)

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

factcheck factcheck spak ne ministri tenderi i uniformave te policise spak ne ministri tenderi i uniformave te policise

Sondazh

Poll

Insights 7 Korrik 2021, 08:36

Të pabarabartë para ligjit!

Gjithmone ne Shqiperi para ligjit nuk kane qene te gjithe te barabarte! Kjo ishte edhe nje nga arsyet qe u reformua sistemi! Pasi trafikanti denoheje me pak se ...

Insights 6 Korrik 2021, 11:17

 Që padrejtësia të mos marrë para gjithkënd!

( Një mesazh për ambasadoren amerikane në Tiranë , Juri Kim )Mesazhet e forta paralajmëruese të lëshuara kohët e fundit nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri K...

Insights 28 Qershor 2021, 08:48

Rrathët e çmendinës

Tregojne se dikur pas mbarimit të Luftës së Dytë, Shqipëria ishte ftuar të merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Delegacioni shqiptar kryesohej nga Enve...

Insights 26 Qershor 2021, 14:04

Çfarë na mëson fundi i Jugosllavisë

A ia ka vlejtur? Një dekadë me luftëra? Arratisje, dëbime? Jo, do të thoshin shumica e qytetarëve të shtatë shteteve pasardhëse të Jugosllavisë, sikur të pyetej...