Operacioni i SPAK në MPB/ Yuri Kim: Abuzimi me prokurimet publike është njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët, për
10 Korrik 2021, 10:25Nga DOSJA
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri ka përshëndetur operacionet e fundit të SPAK, (Prokuroria e Posaçmee), në Lushnje dhe në ministrinë e Brendshme. Në një reagim në rrjetet sociale, Kim shkruan se abuzimi me tenderat është i barabartë me vjedhjen e të gjithë qytetarëve. Këtu, Kim ka kujtuar edhe paratë amerikane që vijnë në Shqipëri për të ndihmuar, që iu merren qytetarëve taksapaguesë amerikanë.
REAGIMI I PLOTË:
Na vjen mirë të shohim veprimet e SPAK kundër Korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i prokurimeve publike është njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët, (përfshirë qytetarët amerikanë, taksat e të cilëve iu japin ndihmë), për të majmur kuletat e vetes ose të “miqve”. Ky është një krim.
Reagimi i ambasadores vjen disa orë pasi SPAK finalizoinjë operacion me rëndësi. “Jakat e bardha” ka nisur në Lushnje ku u arrestuan 11 zyrtarë bashkë me kryetarin Fatos Tushe. Ndërsa mëngjesin e sotëm, SPAK ekzekutoi 9 urdhër-arreste për zyrtarët e Ministrisë së Brendshme. Në pranga u vu edhe drejtoresha e Prokurimeve Publike, Edlira Naqellari. Zyrtarët e arrestuar akuzohen nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”, e më konkretisht në tenderin galopant të uniformave të Policisë së Shtetit, me vlerë 2.8 miliardë lekë të reja, ku çmimi për një kapele shkonte 350 euro.
(F.g.dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Presidenti Ilir Meta ka vendosur që këtë fundjavë ta kalojë në Rivierën shqiptare, larg politikës dhe ‘zhurmës’ së Tiranës. Kreu i shtetit ka ndarë ...
TIRANË– Rrjeti social Twitter ka kufizuar veprimtarinë e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në llogarinë e tij duke paralajmëruar ndjekësit se ajo ...
TIRANE- 8 ditë më parë, në 2 korrik 2021, një lëvizje rutine është raportuar nga Ministria e Brendshme, ku ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndrua...
GJIROKASTËR– Rruga Gusmar-Kuç, e cila lidh Tepelenën me Gjirokastrën dhe Përmetin është tashmë drejt përfundimit të punimeve.Kryeministri Rama ka pu...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën sot duke iu thënë shqiptarëve se në fakt më i dëmshëm është vetë Edi Rama, sesa të zg...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim lidhur me doganën shqiptare, ku sipas tij po bëhet kontrabandë. Në postimin e tij, B...
MOSKË– Disa ditë më parë Drejtoria e Antiterrorit i kërkoi Prokurorisë së Tiranës hetime të thelluara lidhur me rolin e dy rusëve, Georgi Budanov dhe...