Politike

“Aktivitet i pazakontë”, Twitter i kufizon veprimtarinë Lulzim Bashës në llogarinë e tij

10 Korrik 2021, 08:31 Nga DOSJA

TIRANË– Rrjeti social Twitter ka kufizuar veprimtarinë e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në llogarinë e tij duke paralajmëruar ndjekësit se ajo është një ‘llogari (account) e dyshimtë’.

 

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me rrjetin social të Bashës, se pse Twitter e klasifikon si llogari jo të sigurtë. Dikush mund të ketë tentuar të hakojë profilin e tij, ose mund të jetë përfshirë në dërgimin  e përgjigjeve të automatizuara, postimi i mesazheve të ngjashme mbi shumë llogari (spam), përdorimi i robotëve ose aplikacioneve për të postuar mesazhe të ngjashme bazuar në fjalët kyçe, arsye këto pse zakonisht Twitter bllokon llogari. Ndërkohë nga kryedemokrati nuk ka asnjë reagim përvecc ripostimit të qëndrimit të tij, paradite, ku akuzoi kryeministrin si njeriun më të dëmshëm që po i shkakton vendit korrupsion. 

(kle.mu;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha twitter bllokon bashen lulzim basha twitter bllokon bashen

Sondazh

Poll