Aktualitet

Sinjalet për variantin Delta, mjeku Tritan Kalo apel qytetarëve: Merrni vaksinën, nuk e kemi fituar betejën me armikun e pad

10 Korrik 2021, 05:57 Nga DOSJA
Sinjalet për variantin Delta, mjeku Tritan Kalo apel qytetarëve:

TIRANË– Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, iu ka bërë apel qytetarëve të mbrohen kundër COVID-19 duke u vaksinuar, për të shmangur rrezikun e variantit Delta të koronavirusit.

Me anë të një postimi të ndarë në “Facebook”, mjeku Kalo thekson se nuk duhet nënvlerësuar vaksinimi, pasi sipas tij, akoma nuk është fituar përfundimisht beteja me këtë armik të padukshëm.

Postimi i mjekut Tritan Kalo:

Kohë kovidiane….10.07.2021 e në vijimësi….Me ose pa praninë e variantit “delta” si dhe të tjera varianteve të Sars-Cov2/Covid-19, PËRPARËSI në mbrojtjen e shëndetit tonë nga kjo “flamë mbarëbotërore” vijojnë të kenë VETNDËRGJEGJËSIMI dhe së fundmi edhe VAKSINIMI….Pavarësisht imunizimit aktiv pas kalimit të Covid-19 me ose pa shënja klinike, me rastin më të parë që na mundësohet kurrë të mos hezitojmë për t’u vaksinuar…..Vaksinat e përdorura si kudo në Botë edhe te ne, kanë të ndryshme përqindjen e parandalimit të Covid-19, por kanë të përbashkët përqindjen shumë të lartë përsa i përket parandalimit të mundësisë së kalimit të formave të rënda dhe të hospitalizmit prej kësaj sëmundje jetëlënduese dhe jetëmarrëse….Miq, të afërm, bashkëqytetar dhe bashkëkombas, MBANI të mbyllura veshët e “dritaret e mëndjes” ndaj teorive të Gjithollogëve kundra vaksinimit si proçes po ashtu edhe dyshimeve të pavënda ndaj llojit të vaksinave, nëse këto vaksina janë të aprovuara nga FDA, EMA apo ËHO….

Njëkohësisht, VETKUJDESJA kurrë nuku duhet nënvlerësuar në çdo rrethanë, sidomos në këto javë “të ferrit klimatik”…..Masat për higjenën vetjake dhe atë kolektive vijojnë të jenë shumë dobiprurëse jo vetëm ndaj infeksionit nga Sars-Cov2, por ato rezultojnë mjaft të dobishme edhe ndaj infeksioneve stinore respiratore, të lëkurës, ato gastro-intestinale, të syve apo të prekjes së gjithë organizmit tonë….NE kurrë nuk do rreshtim për t’ju informuar dhe sensibilizuar….KINI mirë parasysh se të gjitha rastet e pranuara së fundmit në spital i përkasin individëve nga grupmoshat që tashmë i kanë marë të dy dozat e vaksinës, POR ata/ato kanë hezituar të vaksinohen si edhe bashkëmoshatarët e tyre…..Përse veni në rrezik jetët tuaja?….NUKU e kemi fituar ende përfundimisht betejën me këtë armik të padukshëm, përkundrazi…..NE ishim, jemi dhe kurdoherë do të jemi aty në vijën e parë të Ruajtjes dhe të Përkujdesjes ndaj Shëndetit e Jetës suaj…..Together forever!!!

Thirrja e Kalos vjen një ditë pasi Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se në Shqipëri ka sinjale të prezencës së variantit Delta. Manastirliu tha se mostrat do të dërgohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tritan kalo varianti delta tritan kalo varianti delta

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2021, 20:47

Derën në surrat qytetares: Mos vazhdo mo mor, boll!

Vajza e drejtuar në “Stop” ka përfunduar 2 ciklet e studimeve në Fakultetin e Ekonomisë. Për ciklin bachelor ka paguar tarifën e plotë, në një kohë, që duhet të...