Aktualitet

“Kemi fëmijët pa bukë”, punëtorët sezonalë mbesin të bllokuar në Pikën Kufitare të Qafë Thanës: S’na japin shp

10 Korrik 2021, 05:38 Nga DOSJA
“Kemi fëmijët pa bukë”, punëtorët

QAFË-THANË- Punëtorët sezonalë ditorë vijojnë të jenë të bllokuar në Pikën Kufitare të Qafë Thanës, pasi kalimi i tyre u pengua ditën e djeshme nga pala maqedonase, për shkak të mos plotësimit të kushteve.

Punëtorët janë shprehur për mediat se nuk kanë ende asnjë informacion se çfarë do të ndodhë, ndërsa i bëjnë thirrje shtetit të ndërhy për të zgjidhur situatën.

“Jemi gati 150-200 veta që na kanë bllokuar prej dje. Ne mbajmë familjet me këtë punë, shteti të ndërhyjë. Kemi mbetur rrugëve, nuk kemi informacion se çfarë do të ndodhë, nuk japin shpjegime. Kemi në shtëpi fëmijët pa bukë, duam zgjidhje, shteti të ndërhyjë dhe flasë me këta”, shprehen ata.

Problemi nisi mëngjesin e djeshëm, ku u penguan 40 punëtorë shqiptarë të nisur drejt shtetit fqinj. Shkak per ndalimin e tyre ishte mungesa e siguracionit dhe e kontratës së punës, pasi sipas autoriteteve kufitare të palës maqedonase ky lloj punësimi quhet i paligjshëm. Arsyeja lidhet edhe me vdekjen e një punëtori shqiptar të pasiguruar në Mal të zi. Drejtuesit e doganës shqiptare së bashku me ata të doganës maqedonase pritet të zhvillojnë një takim ku di t’i japin zgjidhje dhe do të njoftojnë një vendim në lidhje me situtën.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ndalohen punetoret sezonale ne qafe thane qafe thane ndalohen punetoret sezonale ne qafe thane qafe thane

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2021, 20:47

Derën në surrat qytetares: Mos vazhdo mo mor, boll!

Vajza e drejtuar në “Stop” ka përfunduar 2 ciklet e studimeve në Fakultetin e Ekonomisë. Për ciklin bachelor ka paguar tarifën e plotë, në një kohë, që duhet të...

Aktualitet 9 Korrik 2021, 18:42

VLORË- Një sherr me sende të forta ka ndodhur sonte në Orikum të Vlorës, mes disa pushuesve. Paraprakisht mësohet se përplasja ka nisur për shkak të një ma...