Aktualitet

Mori drejtimin e AMA-s, Armela Krasniqi lirohet nga detyra e kreut të ATSH-së, e zëvëndëson Valbona Zhupa

9 Korrik 2021, 14:48 Nga DOSJA
Mori drejtimin e AMA-s, Armela Krasniqi lirohet nga detyra e kreut të

TIRANË– Armela Krasniqi është liruar nga detyra si kryetare e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, pasi dy ditë më parë u zgjodh me 83 vota pro në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Vendimi është marrë me propozim të Kryeministrit Edi Rama dhe Këshillit të Ministrave dhe hyn në fuqi menjëherë.

Vendimi:

Për lirimin dhe emërimin në detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Telegrafike shqiptare (ATSH) Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Znj. Armela Krasniqi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), lirohet nga kjo detyrë. 2.Znj. Valbona Zhupa emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armela krasniqi valbona zhupa armela krasniqi valbona zhupa

Sondazh

Poll