Aktualitet

Vatër e re zjarri në malin e Tomorrit, Fatos Nako: Është në lartësinë 1800 m, nuk shkojmë dot atje!

9 Korrik 2021, 14:52 Nga DOSJA
Vatër e re zjarri në malin e Tomorrit, Fatos Nako: Është

BERAT– Një vatër e re zjarri është shfaqur ditën e sotme në një tjetër zonë në malin e Tomorrit, pas më shumë se një javë që flakët kanë pushuar zonën.

Drejtori i Zonave të Mbrojtura, Fatos Nako është shprehur për mediat se kjo vatër është shfaqur në një lartësi mbi 1800m është tepër vështir për tu përshkuar në këmbë.

“Është vatër e re ku era dhe temperaturat e larta e kanë favorizuar duke shpërndarë shkëndijat zjarrit drejt majës së malit Tomor. Për dy javë rresht nuk kemi ndalur punën duke munduar të izolojmë e shuajmë çdo vatër. Zjarri ka një dukuri ai fle nën hi dhe drurët mbajë atë në pjesë brendshme por sapo fillon të fryj erë ai rindizet. Tashmë zjarri ka vijuar në një zonë tjetër ku terreni i thyer shkëmbor lartësia tepër e madhe e bën të pamundur shuarjen e tij. Kujtojmë që zjarri i shfaqur dy javë më parë shkrumboi mbi 20 ha pyje dhe qindra sipërfaqe me shkurre duke djegur fole, kafshë të egra, duke dëmtuar seriozisht faunën florën në parkun kombëtar të Tomorit por ne nuk kemi reshtur asnjë ditë”, tha z. Nako.

Flakët, të cilat favorizohen nga era e fortë, temperaturat e larta dhe terreni që vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, kanë djegur më shumë se 20 ha. Prej ditësh, helikopterët po ndërhyjnë nga ajri për të shuar flakët, por ende pas asnjë rezultat.  Zjarri nisi në fshatin Lybeshë pasi disa banorë që mblidhin bimë medicinale ndezën zjarr, si pasojë nga Policia e Shtetit janë arrestuar 2 persona dhe janë nën hetim në gjendje të lirë 3 të tjerë.

(kle.mu./dosja.a)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fatos nako mali i tomorrit zjarri ne malin e tomorrit fatos nako mali i tomorrit zjarri ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll