Aktualitet

I dënuar përjetë për vrasjen e Devi Kasmit, ish-efektivi i forcave speciale greke kërkon lirimin në Gjykatën e Lartë

9 Korrik 2021, 14:35 Nga DOSJA
I dënuar përjetë për vrasjen e Devi Kasmit, ish-efektivi i

TIRANË- Ish-efektivi i forcave speciale greke, Efthimious Efthimiou, i dënuar përjetë për vrasjen e Devi Kasmit ka kërkuar pafajësinë në Gjykatën e Lartë. I dënuar me burg përjetë ka ankimuar vendimin e Apelit të GJKKO-së, ndërsa po të njëjtën kërkesë e ka bërë edhe i pandehuri tjetër, Elton Halipaj. Ky i fundit është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e Devi Kasmit.

Si ndodhi krimi në Tiranë

Devi Kasmi u ekzekutua në Tiranë, pas një pritje të ngritur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Dy persona me motoçikletë, shtinë mbi 41-vjeçarin, duke e lënë të vdekur. Ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre. Identifikimi i Eftimiut u bë nga kamerat e sigurisë ku duket një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi e më pas largohen me të njëjtin mjet.

Porositës i vrasjes dyshohet se është Aurel Hoxhallari. Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale Hoxhallari ka paguar për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet devi kasmi efthimious efthimiou vrasja e devi kasmit devi kasmi efthimious efthimiou vrasja e devi kasmit

Sondazh

Poll