Aktualitet

Prokuroria nis hetim për djegien e plehrave nga Bashkia e Kavajës në kodrat e Spilles/ Dy akuzat që mund të “djegin” zy

9 Korrik 2021, 11:36 Nga DOSJA
Prokuroria nis hetim për djegien e plehrave nga Bashkia e Kavajës

TIRANË- Prokuroria e Kavajës ka nisur sot hetimin për skandalin e djegies së plehrave në Kodrat e Spilles. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas referimit nga Policia e Kavajës, Prokuroria ka vendosur nisjen e hetimit duke regjistruar procedim penal.

Hetimi i Prokurorisë ka nisur për dy vepra penale, e para shkaktimi i ndotjes së ajrit dhe detit, dhe shpërdorim detyre për zyrtarët përgjegjës.

Dosja.al ka denoncuar prej ditësh katastrofën mjedisore e shkaktuar prej bashkisë Kavajë në Kodrat e Spilles, ku janë depozituar në mënyrë të paligjshme mbetje urbane dhe ku bëheshin djegie.

Denoncimi erdhi pasi banorët e zonës përreth pikasën tymin dhe zbuluan se në këtë kodër po digjeshin mbeturina. Për dy javë radhazi në Kodrat e Spilles u dogjën mbeturina ndërsa bashkia mohonte ekzistencën e landfillit.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet djegia e plehrave ne spille plehrat ne kavaje djegia e plehrave ne spille plehrat ne kavaje

Sondazh

Poll