Bota

Shqetësimi nga varianti Delta, Sidney rikthehet në bllokim total, masat do të mbeten në fuqi derisa të ketë 0 raste

9 Korrik 2021, 10:33 Nga DOSJA
Shqetësimi nga varianti Delta, Sidney rikthehet në bllokim total,

AUSTRALI– Rikthehet bllokimi total në Sidney të Australisë ku rreth 5 milion banorë nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre pa patur ndonjë arsye të ‘fortë.’

Kufizimet të cilat përfshijnë Sidnein, Bregun Qendror, Malet Blu dhe Wollongong, janë njoftuar nga Kryeministri i Uellsit të ri jugor, Gladys Berejiklian, i cili paralajmëroi se nëse nuk ka një ulje të infektimeve vështirë se masat do të lirohen pas dy javësh.

Sipas Guardian, bllokimi ka për qëllim arritjen e zero rasteve të reja Covid, diçka që Berejiklian e ka vendosur si një kërkesë për lehtësimin e kufizimeve.

Njerëzit nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre nëse nuk është për një arsye thelbësore, siç mund të jetë blerja e ushqimeve, kujdesi mjekësor, punë ose shkollë

Blerja e ushqimit ose mallrave dhe shërbimeve të tjera thelbësore. Shfletimi në dyqane është i ndaluar, dhe vetëm një person për familje, në ditë mund të largohet nga shtëpia për pazar.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gladys berejiklian koronavirusi ne australi sidney bllokohet varianti delta gladys berejiklian koronavirusi ne australi sidney bllokohet varianti delta

Sondazh

Poll