Bota

Rrëzohet avioni gjatë nisjes në Suedi dhe shpërthen në flakë, humbin jetën 9 persona

9 Korrik 2021, 10:32 Nga DOSJA
Rrëzohet avioni gjatë nisjes në Suedi dhe shpërthen në

SUEDI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi ku një aeroplan i vogël, i cili mbante parashutistë është rrëzuar mbrëmjen e djeshme duke lënë të vdekur 9 persona.

Mediat raportojnë se personat e vdekur përfshinin pilotin dhe tetë pasagjerët që ndodheshin në bord, të cilët ishin anëtraët e një klubi local për hedhje me parashutë. Autoritetet të cilat mbikqyrin trafikun ajror kanë thënë se rrëzimi ka ndodhur pas një problematike në ngritjetë avionit. Ai shpërtheu në flakë menjëherë pas nisjes.

“Nuk kishte jetë për të shpëtuar”, tha shefi lokal i zjarrfikësve Per-Ove Staberyd, i cili koordinoi punën e zjarrfikësve dhe personave të tjerë të parë.

Kryeministri Stefan Lofven me anë të një postimi në Twitter shkroi se ishte i tristuar dhe i trondur për këtë ngjarje. Flamujt u vendosën në gjysmë shtizë në Orebro dhe kryeministri tha gjatë një konference për shtyp se e premtja ishte ditë zie në Suedi.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rrezohet avioni ne suedi suedi vdesin 9 persona ne suedi rrezohet avioni ne suedi suedi vdesin 9 persona ne suedi

Sondazh

Poll