Bota

Senati italian miraton uljen e moshës së votuesve nga 25 në 18 vjeç, vendimi përfshin më shumë të rinj në jetën politi

9 Korrik 2021, 10:17 Nga DOSJA
Senati italian miraton uljen e moshës së votuesve nga 25 në 18

ITALI– Kufiri për zgjedhjen e senatorëve në Itali ka ndryshuar nga 25 vjeç në 18 vjeç, duke çuar në barazim të zgjedhësve për Dhomën dhe Senatin.

Projekt-ligji që ngre kufirin për votim në Senat në 18 vjet ka kaluar në Senat, gjithsesi ky nuk është hapi përfundimtar pasi do të jetë e nevojshme të pritet tre muaj për shpalljen dhe hyrjen në fuqi të vendimit. Gjithashtu mund të ketë një referendum konfirmues për një proces përfundimtar për reformën kushtetuese.

Sipas Il Giornale, projekt-ligji mori 178 vota pro dhe 15 kundër, ndërsa abstenimet ishin 30. Me këtë vendim, u vërtetua se çdo i rritur italian ka të drejtë të votojë për çdo iniciativë. Kështu, afati 25-vjeçar i vendosur në nenin 58 të Kushtetutës skadon.

Në terma praktikë, kjo do të thotë që në zgjedhjet e ardhshme të qeverisë audienca e votimit do të rritet me rreth 4 milion persona për zgjedhjen e senatorëve. Në këtë mënyrë, audienca elektorale e Dhomës dhe Senatit barazohet.

Forza Italia abstenoi, siç u njoftua nga nënkryetari i senatorëve Lucio Malan: “Forza Italia nuk do të bashkohet me korin pothuajse unanim në favor të kësaj reforme.”

Federico D’Inca, ministri i qeverisë për marrëdhëniet parlamentare dhe një anëtar i Lëvizjes populiste italiane 5 Yjet, tha se ulja e moshës së votimit për Senatin “favorizon pjesëmarrjen e brezave të rinj në jetën politike”. Zgjedhjet e ardhshme të Italisë janë planifikuar për në vitin 2023.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota federico d’inca italia ul moshen e votuesve lucio malan mario draghi senati italian federico d’inca italia ul moshen e votuesve lucio malan mario draghi senati italian

Sondazh

Poll