Aktualitet

Heroinë, dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjedhje, arrestohen 6 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale (DETAJE)

9 Korrik 2021, 10:58 Nga DOSJA
Heroinë, dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjedhje, arrestohen 6

TIRANË– Gjashtë persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit ne vend. Nga policia bëhet e ditur se një 33-vjeçar ka rënë në pranga, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, është kapur me lëndë narkotike heroinë. Një 27-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një 23-vjeçar, pasi akuzohet për veprat penale “Shtyrja e të miturve në krim” dhe ”Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, pasi ka shtyrë një shtetas të mitur për të vjedhur një biznes në rrugën “Thoma Koxhaj”. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë; Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Z., 27 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 23 vjeç, për veprat penale “Shtyrja e të miturve në krim” dhe ”Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, pasi ka shtyrë një shtetas të mitur për të vjedhur një biznes në rrugën “Thoma Koxhaj”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: B., 30 vjeç, D. M., 33 vjeç dhe A. G., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 persona ne tirane arrestohen 6 persona ne tirane

Sondazh

Poll