Aktualitet

Skenë vjedhje si në filma në Durrës! Autori shpërthen derën e makinës dhe merr sendet bashkë me 150 mijë lekë

9 Korrik 2021, 10:21 Nga DOSJA
Skenë vjedhje si në filma në Durrës! Autori shpërthen

DURRËS– Një grabitje ‘si në filma’ ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Durrës, pranë Prefekturës, ku një grabitës ka shpërthyer me levë derën e një makine.

Pasi ka thyer derën, hajduti ka mundur që të marrë sendet të cilat ndodhen brenda makinës, si dhe një shumë prej 150 mijë lekësh të vjetra.

Siç duket në videon e “BalkanWeb”, autori ka qenë i pamaskuar, ka nxjerrë levën nga brezi, më pas ka grabitur pa u shqetësuar për kamerat e sigurisë që ndodheshin aty pranë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vjedhje ne durres vjedhje ne durres

Sondazh

Poll