Bota

Profesori britanik James Ker Lindsay për dialogun e Kosovës me Serbinë: Fajin e ka BE për ngeciet në proces

8 Korrik 2021, 20:17 Nga DOSJA
Profesori britanik James Ker Lindsay për dialogun e Kosovës me

BRITANI- Profesori britanik James Ker Lindsay ka fajësuar BE-në për ngeciet në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Profesori britanik, James Lindsay procesin e dialogut po e sheh si të ngecur e gishtin po e drejton nga Bashkimi Evropian. Disa ide për Lindsay gjatë dialogut janë bllokuar qëllimisht nga Berlini.

“Ne thjeshtë po shkojmë rreth e rrotull pa ndonjë mendim të freskët nga palët ose nga Bashkimi Evropian. Unë nuk shoh se ky proces do të ketë përparime. Bashkimi Evropian ka bërë shumë pak për të stimuluar palët. Ai ka dështuar për të dërguar një mesazh për zgjerimin në drejtim të Ballkanit Perëndimor. Nëse dua të jem më i sinqertë disa nga idetë më inovative janë bllokuar nga Berlini. Në fund të fundit iu takon palëve të punojnë rreth zgjidhjes përfundimtare dhe kjo duhet të mbështetet e jo të bllokohet nga BE dhe partnerët”,– deklaroi Lindsay për RTV Dukagjinin.

Lindsay është shprehur se Kosova i ka dyert e mbylluar dhe Serbia është më e favorizuar se ajo.


“Sa i përket pozicionit aktual të Prishtinës, ajo duke thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën nuk do të ndryshojë asgjë. Beogradi ka pak arsye për momentin për ta bërë këtë dhe nuk është se do të paguan ndonjë çmim të lartë për këtë. Serbia pavarësisht nëse e njeh apo jo Kosovën, nuk ka garanci se do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Ndërkohë Kosova është pala që i ka dyert mbyllura nga shumë mekanizma ndërkombëtarë. Me një rol të dobët të BE-së në Kosovë, dhe ndikim të madh rus e kinez në Ballkan, Serbia është një pozitë më të fortë se kurrë”-shtoi ai.

Dialogu teknik mes dy palëve Kosovës dhe Serbisë ka filluar që në vitin 2011, por mbas takimit të fundit është kthyer në një dialog politik.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora james ker-lindsay james ker-lindsay

Sondazh

Poll