Sport

107 përballjë mes tyre, Messi rikthehet në “Maracana” pas 7 vjetësh dhe Neymar në mbrojtje të titullit, Argjen

8 Korrik 2021, 15:24 Nga DOSJA
107 përballjë mes tyre, Messi rikthehet në “Maracana”

BRAZIL-Do jetë Argjentinë-Brazil finalja e madhe e Copa America që do të vihet në skenë në stadiumin mitik Marcana mëngjesin e të dielës me orën shqiptare. Duhet të jetë një fund i paharrueshëm për një turne që u zhvendos në minutën e fundit në një nga vendet më të goditura nga COVID-19.

Brazili do të mbrojë titullin e Amerikës së Jugut kundër urisë së Messit me shokë. “Pleshti” dëshiron të ngrejë trofeun e tij të parë me fanellën albiceleste. Futbollisti i Barcelonës ka luajtur tre finale të Kupës së Amerikës në 2007,2015 dhe 2016,për të mos harruar dhe Kupën e Botës të vitit 2014 me Gjermaninë, pikërisht në Maracana.

“Ajo që dua më shumë është të fitoj një titull me përfaqësuesen”, tha kapiteni pas fitores me penallti kundër Kolumbisë në gjysmëfinale.“Ne synojmë lart, kemi arritur objektivin e parë, që ishte të luanim finalen. Tani synojmë të arrijmë te trofeu”. 107 përballje mes Argjentinës dhe Brazilit, ku numrat janë në favor të Selecaos me 43 fitore nga 39 të Argjentinës, ndërsa 25 kanë përfunduar në barazim.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentina brazil kupa e amerikës messi neymar argjentina brazil kupa e amerikës messi neymar

Sondazh

Poll

Sport 8 Korrik 2021, 14:50

Premier League: “Urime Angli!”

ANGLI – Shefi Ekzekutiv i Premier League, Richard Masters, ka uruar Anglinë për arritjen në finalen e “Euro 2020”.“Urime ekipit të Anglisë për kalim...