Sport

“Gëzim si në festën e murtajës”, mediat në Danimarkë të acaruar nga eleminimi, ironizojnë anglezët

8 Korrik 2021, 16:00 Nga DOSJA
“Gëzim si në festën e murtajës”, mediat në

DANIMARKË– Kualifikimi i Anglisë në finale të Euro 2020 vazhdon të prodhojë zhurmë. Gjithçka lidhet me atë penallti të fituar nga Sterling në minutën e 104′,duke i dhënë avantazhin kur shifrat 1-1 e duke prerë biletën për në finale.Në Danimarkë ndihen të vjedhur për mënyrën sesi përfaqësuesja e tyre doli jashtë turneut. Gazetat nordike kanë qënë të ashpra si me Anglinë ashtu edhe me vendimet e arbitrit kryesor.

Tabloidi “Ekstra Bladet” sulmoi tifozin e Anglisë që përdori një lazer në fytyrën e portierit Kasper Schmeichel ndërsa Kane nisi gjuatjen e tij nga pika e bardhë.“Lëreni anglezët të festojnë, ata nuk kanë asgjë tjetër.” “Nuk e di nëse britanikët e meritonin fitoren. Por unë e di se ata nuk kanë asgjë tjetër”, shkruan korrespondenti i Berlingske në këtë koment nga një festë futbolli çuditërisht agresive në qendrën e Londrës.

“Një autor rus shkroi në 1830 një dramë të zymtë me titull “Një festë në kohën e murtajës”. Mendimet kanë vetë jetën e tyre dhe të mërkurën vonë fillova të mendoj për këtë titull. Para meje, qindra anglezë lëkundeshin në një zonën e St. Martin’s Place në Londër”, nis artikulli cinik i gazetarit danez.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia danimarka euro 2020 anglia danimarka euro 2020

Sondazh

Poll

Sport 8 Korrik 2021, 14:50

Premier League: “Urime Angli!”

ANGLI – Shefi Ekzekutiv i Premier League, Richard Masters, ka uruar Anglinë për arritjen në finalen e “Euro 2020”.“Urime ekipit të Anglisë për kalim...