Sport

Verratti para finales së “Euro2020”: “Ne, nuk kemi frikë nga gjykimi”

8 Korrik 2021, 15:32 Nga DOSJA
Verratti para finales së “Euro2020”: “Ne, nuk kemi

ITALI – “Dje të gjithë e pamë ndeshjen së bashku (Angli-Danimarkë) dhe nëse do të kisha qenë arbitër nuk do ta kisha dhënë penalltinë. Unë mendoj se ishte një penallti “bujare”, por këto janë gjëra që janë pjesë e futbollit dhe munden ndodhi. Sterling është një lojtar fantastik”.

Kështu është shprehur Marco Verratti, në një konferencë për shtyp nga Coverciano, për episodin që vendosi gjysmëfinalen e djeshme në ‘Wembley’. “Sidoqoftë, për të dielën ne mendojmë se do të zgjidhet një gjyqtar i shkëlqyeshëm, – shtoi ai, – një i mësuar me Champions League, me ndeshje të rëndësishme dhe që nuk e lë veten të ndikohet. Kështu që ne nuk kemi frikë për këtë”.

“Anglia është një ekip shumë fizik, por me lojtarë teknikisht shumë të mire, – tha mesfushori ‘azzurr’, duke folur për kundërshtarët. – Ata e meritonin të luanin në këtë finale. Do të jetë një finale, një ndeshje ku të dy skuadrat duan të fitojnë, ashtu siç është e drejtë. Ne do të gjejmë një ekip të shkëlqyeshëm, ata luajnë në shtëpinë e tyre, do të ishte një ëndërr të fitonim në ‘Wembley’.

Të gjithë tifozët do të jenë e anglezë? Shumë prej nesh janë mësuar me këtë klimë, mendoj se është diçka që do edhe më shumë forcë. Ne luajmë një finale europiane në një stadium të madh, nuk mendoj se mund të gjejmë më shumë stimuj. Detajet do të jenë thelbësore, ne do të duhet të përqendrohemi në lojë dhe ta harrojmë pjesën tjetër. Ekziston presion, ekip që ka më shumë dëshirë të argëtohet, për të marrë më shumë”.

Ndeshja kundër Anglisë ka qenë gjithmonë një ndeshje e veçantë për mesfushorin blu të PSG: “Kam bërë debutimin tim në ekipin kombëtar më 2012 në Kupën e Botës. Pastaj është një ndeshje midis dy ekipeve të mëdha kombëtare, që meritojnë të jenë në finale. Të dyja bëmë një udhëtim të shkëlqyeshëm, për fat të keq vetëm një do të fitojë të dielën dhe… Shpresojmë të jemi ne”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league coverciano kundër anglisë marco verratti sterling wembley champions league coverciano kundër anglisë marco verratti sterling wembley

Sondazh

Poll

Sport 8 Korrik 2021, 14:50

Premier League: “Urime Angli!”

ANGLI – Shefi Ekzekutiv i Premier League, Richard Masters, ka uruar Anglinë për arritjen në finalen e “Euro 2020”.“Urime ekipit të Anglisë për kalim...